Kontrata ka qene e lidhur tre vjet me pare, ndersa ligjerisht ishte mjaft e veshtire prishja e saj. Shpella e Trenit e gjendur ne rrethana te tilla, po rrezikonte te humbiste vlerat e saj historike, arkeologjike dhe kulturore
Interesimi
Fatmiresisht ka qene interesimi i posacem i prefektes se qarkut Korce, prof. dr. Elfrida Zefi, e cila beri te mundur nxjerrjen e kesaj shpelle nga te gjitha rreziqet e shembjes. Tashme licenca e firmes se gurores nuk do te perseritet me. Por per te mberritur deri ketu, prefektes Zefi i eshte dashur nje praktike intensive pune me institucionet e shtetit. Nga burime prane prefektures Korce mesojme se titullarja e ketij institucioni ka vene ne dijeni Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore, Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve, Institutin e Monumenteve te Kultures, drejtorine e Drejtorise Rajonale te Monumenteve te Kultures ne Korce, Theodhor Theodhori, drejtuesin e komunes qender Bilisht dhe kryetarin e komunes Proger, sepse Shpella e Trenit, shtrihet ne territorin mes dy komunave te permendura te gjitha institucioneve u eshte kerkuar mbrojtja e vlerave te trashegimise kulturore, por ne te njejten kohe dhe mosperseritja e kontrates me firmen e gurores. Ajo cka mesohet ka te beje me faktin se kryetari i komunes, Proger, por edhe kryetari i komunes Qender Bilisht, jane shprehur ne mbrojtje te vlerave historike dhe arkeologjike. Nderkohe nga leterkembimi i prefektes se qarkut Korce, behet e ditur perseritja e herepashershme kerkesa e saj per te dale ne mbrojtje te Shpelles se Trenit. Konkretisht ne kete korrespondence thuhet: Te nderuar zoterinj, ju jam drejtuar me shkresen nr. prot. 55. dt. 03.05.2007 dhe po ju drejtohem perseri qe me autoritetin tuaj te merrni masa urgjente per heqjen e licences se pronarit te gurores, e cila gjendet afer Shpelles se Trenit, z. Berti Mulla, i cili vazhdon veprimtarine e tij edhe sot e kesaj dite, duke rrezikuar keshtu Shpellen e Trenit. Duket qarte se kembengulja e prefektes ka patur rezultat. Drejtori i Monumenteve te kultures, Lorenc Bejko, ka kthyer kete pergjigje: Duke u nisur nga shqetesimi qe na keni percjelle u dergua nje grup specialistesh te institutit tone ne vendbanimin prehistorik te Trenit.
Monumente te rrezikuara
Perreth ketij monumenti kulture, ben te ditur Bejko, ndodhen edhe disa monumente te tjera si Kalaja e Trajanit, Muri i Mokut, Kalaja e Ventrokut, Shpella e Spilese, Gradishta e Shuecit dhe tuma te tjera prane saj, te cilat perbejne nje sit arkeologjik. Instituti yne, shprehet me tej Bejko, po pergatit dokumentacionin e nevojshem per shpalljen e ketij territori, zone arkeologjike, status i cili aprovohet me VKM sipas nenit 31 te ligjit 9048, “Per trashegimine kulturore”. Kerkojme nga ana juaj i drejtohet Bejko prefektes se qarkut Korce, prof. dr. Elfrida Zefi, qe kjo zone te jete nen vezhgim deri ne marrjen e statusit, gje e cila ne te ardhmen do te perjashtoje cdo lloj nderhyrje apo aktiviteti prodhues qe parashikohet nga ligji. Nga ana e saj prefektja Zefi, ka konfirmuar se kjo zone nuk do te preket me nga firma qe sjellin demtimin e saj. Tashme pritet qe kjo zone te shpallet zone arkeologjike
Vepror Hasani