Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Paraja elektronike, e ardhmja e parasë

07-13-08

Opsione

Article by:




Zgjidhni kartën më të volitshme për ju!

 Për shembull, nëse do të lini një bilanc të papaguar (mosshlyerja e pagesave të kryera brenda muajit), atëherë zgjidhni kartën me normë interesi më të ulët në treg. Por duke qenë studentë, ju do të keni pa dyshim edhe kufij, për shkak të statusit dhe mungesës së një page mujore! Disa karta krediti kërkojnë një nivel minimal të ardhurash apo pagesën e një komisioni vjetor.

Kuptoni drejt pasqyrën e llogarisë tuaj!

Pasqyrat e kartave të kreditit janë të ndryshme për banka të ndryshme dhe mund të jenë të vështira për t'u kuptuar. Të gjitha bankat tregtare të vendeve me ekonomi të zhvilluara dhe disa nga bankat tregtare të Shqipërisë, i dërgojnë për çdo muaj zotëruesve të kartave bankare, nga një pasqyrë të detajuar të blerjeve dhe shumave që duhet të paguajnë. Është e rëndësishme që të dini ta lexoni pasqyrën e llogarisë tuaj.

Data e pasqyrës së shpenzimeve tuaja

Fatura e çdo shpenzimi apo interesi që ju mbahet nga karta ekreditit, ju vjen për çdo muaj.

Numri i llogarisë

Sapo të pajiseni me një kartë krediti, duhet të verifikoni sëpari që numri i llogarisë së shënuar në pasqyrën e lëvizjeve të kartës t'i korrespondojë numrit të kartës së kreditit. Në rast të ndonjë gabimi të mundshëm, duhet të lajmëroni menjëherë bankën.

Kufiri i kartës

Përfaqëson shumën fikse që banka vë në dispozicionin tuaj.Shuma në dispozicion ndryshon aq herë sa ju paguani apotërhiqni para nga karta dhe nëse jeni gjithmonë të rregullt me shlyerjen e bilancit, atëherë banka mund edhe t'ua rrisë vlerën ekufirit të kartës. Nëse keni probleme me shpenzimet e tepërta, jumund t'i kërkoni bankës, që t'ua ulë shumën e kufirit të kartës.

Data e pagesës

Është afati i shlyerjes së bilancit të kartës ose të paktën i pagesësminimale. Pagesat mund të kryhen nga llogaria rrjedhëse e pagës,duke i depozituar paratë në bankë drejtpërsëdrejti, me anë tëtelefonit apo me internet.

Pagesa minimale

Është shuma që duhet paguar në rastet kur nuk mund ta shlyenidot të gjithë bilancin tuaj. Pra, një pagesë me shumë minimalenë krahasim me bilancin tuaj. Në raste të tilla, ju do të paguaniinteresa mbi bilancin e pashlyer.

Shpenzimet e kryera që prej pasqyrës së fundit

Ju tregon se çfarë keni shpenzuar muajin e kaluar, përfshinblerjet, tërheqjet në cash dhe interesat e mbajtur.

Bilanci i mëparshëm (i muajit të kaluar)

Ju tregon sasinë e shpenzimeve të muajit që ka kaluar, nëse e keni shlyer të gjithë bilancin, nëse keni paguar vetëm pagesën minimale apo diçka në mes këtyre të dyjave.

Shuma që duhet shlyer
Është vlera totale e parave që duhet të shlyeni. Ky bilanc llogaritet nga mbledhja e bilancit të vjetër me totalin e shpenzimeve për muajin aktual.

Përmbledhje e normave të interesit

Janë interesat e përdorimit të kartës së kreditit, të cilët duhet t'injihni detyrimisht. Normat e interesit mund të jenë më të lartapër veprime të tilla, si tërheqja e parave nga karta e kreditit.Duke i njohur këto vlera, ju mund t'i pakësoni tërheqjet dheshpenzimet impulsive me kartë krediti.

Tani jeni të përgatitur për miradministrimine kartës tuaj të ardhshme të kreditit... Por,mbetet gjithsesi edhe diçka tjetër!

Pasi të zotëroni një kartë krediti duhet të keni parasysh që:o Për të mbajtur nën kontroll paratë tuaja, si dhe për të ndërtuarnjë historik të mirë të marrëdhënieve tuaja me bankën, ështëmë mirë që të paguani më shumë se pagesa minimale, përçdo muaj.Mbani vetëm një deri në dy karta krediti.o Ruajini faturat e shpenzimeve për gjashtë muaj dhe kontrollonipasqyrën e shpenzimeve të kartës.

Mos i paguani asnjëherë detyirimet e një karte me një kartëtjetër.
Shmangini sa më shumë tërheqjet në cash nga karta ekreditit- përveç rasteve urgjente!

Mos e mbani kodin e kartës së kreditit dhe numrin e kontaktittë bankës për rastet urgjente (nëse e humbni apo jua vjedhinkartën) në të njejtin vend me kartën e kreditit.Nëse pas gjithë këtij informacionit që lexuat mbi kartat e kredititjeni të mendimit se nuk do të arrini ta mposhtni tundimin që ato paraqesin, atëherë ka një mundësi tjetër për ju, karta edebitit.Karta e debitit është një kartë bankare plastike, e cilapërfaqëson një mundësi tjetër për të paguar, pa qenë
nevoja e përdorimit të parave në cash. Paratë për blerjetme kartë debiti tërhiqen automatikisht nga llogaria
rrjedhëse e zotëruesit të kartës dhe, në ndryshim ngakartat e kreditit, me anë të kartave të debitit nuk mund
të shpenzohen më shumë para nga sa përmban llogariajuaj rrjedhëse.

Të përdor një kartë krediti apo debiti gjatë studimeve universitare???

Në përmbledhje të informacionit të përgjithshëm që paraqitëmpër dy llojet e kartave bankare, le të shohim se si ato krahasohenme njëra tjetrën dhe përdorimi i cilës prej tyre do të ishte më i përshtatshëm për një student.
Kartat e kreditit janë më praktike për përdorim. Ato ju lejojnë të kryeni blerje apo të tërhiqni cash pa patur nevojë të keni para në llogarinë rrjedhëse, pasi banka i ka siguruar ato përju. Kjo është diçka tepër lehtësuese në ato raste, kur ju duhettë kryeni shpenzime të konsiderueshme dhe nuk keni para përmomentin.

Pas kësaj, sigurisht që ju duhet t'i paguani mbrapsht paratë eshfrytëzuara nga karta e kreditit, por nuk duhet harruar edheçështja e interesit. Shumë karta krediti ofrojnë për klientët njëperiudhë "faljeje" për interesat. Kjo do të thotë se nëse e shlyenishpenzimin në datën kur e kryeni atë apo brenda një harku kohor të caktuar nga banka (nga 25-30, sipas rregullave të bankës),ju nuk do të paguani interesa mbi shpenzimet. Sidoqoftë, nësenuk do të jeni në gjendje të paguani brenda këtij harku kohor,do t'ju duhet të paguani interesa, të cilët në raste të caktuaramund të jenë të lartë (deri në 30%, për disa karta).Në anën tjetër, kartat e debitit nuk janë aq praktike, pasi me to nuk mund të shpenzoni para që nuk i keni në llogarinë rrjedhëse. Me kartat e debitit ju duhet të vendosni para në
llogarinë tuaj rrjedhëse dhe kur kryeni shpenzime këto para do të tërhiqen nga llogaria rrjedhëse, pa asnjë interes.

Në shumë vende të botës duhet të paguani një komision vjetor për kartat e kreditit si dhe ato të debitit. Një ndryshim i madh midis këtyre dy kartave është edhe përgjegjësia. Zakonisht studentët zotërojnë karta krediti si bashkëpronarë me prindërit e tyre. Pra, prindërit janë jo vetëm garantuesit e kartës (ata mbajnë përgjegjësinë nëse bilanci i kartës mbetet i pashlyer), por edhe pronarë të saj. Kjo do të thotë se ata janë jo vetëm përgjegjës për shpenzimet e kartës por kanë të drejtë dhe mundësi të informohen mbi shpenzimet e kryera me të.

Ndërsa për të patur një kartë debiti ju nuk do të keni nevojë për një garantues, do të keni nevojë vetëm për para në llogarinë rrjedhëse!Nëse akoma keni dyshime se cilën nga këto dy karta të përdorni gjatë studimeve universitare, ju mund t'i përdorni edhe të dyja. Përdorni një kartë debiti për shpenzimet e përditshme. Kështu nuk ka rrezik të shpenzoni më tepër sesa keni dhe nuk paguani asnjë interes, por mbani një kartë krediti për urgjenca dhe mundohuni ta përdorni atë vetëm në këto raste!

Botime edukative të Bankës së Shqipërisë

Duke e konsideruar publikun si një hallkë të rëndësishme në procesin e transmetimit të vendimeve të saj, Banka e Shqipërisë përgatit një sërë botimesh edukative me tema të ndryshme, disa prej të cilave po i rendisim:

Banka e Shqipërisë -Banka jonë qendrore

Nëpërmjet një panorame të përgjithshme të historisë, strukturës dhe funksioneve të bankës qendrore, kjo broshurë i prezanton publikut Bankën e Shqipërisë. Si e realizon Banka e Shqipërisë objektivin e stabilitetit të çmimeve, si kontribuon ajo, me politikat e saj, në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e vendit dhe të tjera si këto pyetje, do t'u jepet përgjigje duke shfletuar këtë botim.

Paraja elektronike: e ardhmja e parasë?

Modernizimi i sistemit bankar ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë cash. Një prej këtyre mundësive është përdorimi i parasë elektronike. Për të krijuar një ide më të qartë mbi këtë mundësi, Banka e Shqipërisë i ofron të gjithë përdoruesve të cash-it informacion bazë mbi këtë formë të re të parasë, avantazhet, disavantazhet e saj dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit.

Borxhi dhe kredia = një çështje interesi

Borxhi ka ekzistuar që në kohët e mesjetës dhe deri në ditët tona. Aika marrë forma të ndryshme duke u zhvilluar në atë që ne e njohim sot me emrin kredi. Kjo broshurë informon publikun mbi format e ndryshme të kredive dhe si mund të aplikohet për një të tillë.



Pergatiti Bashkim Rakaj



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com