Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Shqiperia nuk eshte vetem Tirana

07-26-08

Opsione

Article by:





Aktualisht, ky qytet ka rreth 13,000 banorë që gdhihen e ngrysen këtu, plus minus disa qindra që regjistrohen dhe ç'rregjistrohen në kohë fushatash elektorale.

Janë banorë të sistemuar në një territor në krah të djathtë të rrjedhës së Devollit, në një territor të mbushur me pallate tip të ngritura maksimumi deri në pesë kate. Është një vend ku njerëzit i shesin njëri-tjetrit mallra të ndryshme, një vend ku vetëm shitet dhe nuk prodhohet asgjë veç llafeve dhe thashethemeve.

Qyteti, siç na vjen rehat ta quajmë, u bë i njohur në Shqipëri dhe ndoshta edhe më gjerë, vetëm pas viteve '90. U dëgjua dhe u bë me nam nga absurdi shqiptar i vitit 1997, që me dëshirën tonë këtë vit e pagëzuam si të mbrapshtë. Deri në këto momente pothuajse, nuk dihej asgjë e saktë për Gramshin si territor, si qytet dhe njerëzit e tij.

Për vite me radhë është folur dhe është treguar në thonjëza dhe hera-herës është fshehur e vërteta e këtij qyteti të sajuar nga çudirat e komunizmit.

Shumëkush e ka njohur emrin Gramsh vetëm si toponim apo si pronë e dikujt: "Gramshi i Lushnjës", "Gramshi i Elbasanit" apo … Vitet e fundit flitet e gjykohet, si të jetë një zbulim i jashtëtokësorëve: "Gramshi i letrave", "…i vajzave të bukura", "… i armëve, i prostitutave, i rinisë së droguar" dhe gjithëfarëllojë epitetesh dalin nga goja e të interesuarve.

Kjo vazhdon të ndodhë, në një trevë si kjo, që për rreth 60 vjet ka qenë dhe mbetet të jetë nën influencën e "krijuesve" të tij si një repart "top sekret".

Si të tillë repart,… atë e krijoi, e rriti pak nga pak dhe ka vjelë frutat për vite me radhë, politika e padukshme e nëntavolinës, e ustallarëve matrapazë. Ajo që ka mbetur e dukshme në retinën e syve tanë është sherrnaja e kahershme, llafet dhe shpifjet si pjesë e dekorit të politikës, duke mbetur kështu të viktimizuar e në terror të vazhdueshëm.

Tashmë, çalë-çalë e vërteta e këtij qyteti ka dalë e po shëtit sheshit dhe rrugëve të pakta të tij. Edhe pse e ndrojtur, e tulatur nga trembja, e vërteta mbetet e vërtetë por ajo s'ka si të dalë prej këndej pa u deformuar…

Themelet e para të këtij qyteti u vunë aty nga vitet '60…Deri në atë kohë popullsia e quajtur gramshiote, gjendej e shpërndarë në tre krahinat e mirënjohura për bujari e mençuri të kësaj treve… Vërça, Sulova e Tomorrica kanë nxjerrë burra të dëgjuar si për zonën ashtu edhe më gjerë, për çështjen kombëtare. Guri i parë në themelet e Gramshit si qytet, është ai i vënë në ndërtimin e uzinës ushtarake të prodhimit të armëve. U pasua më vonë me themele e gurë të tjerë në uzinën tjetër, atë të baterive, po për qëllimet e ushtrisë.

Pallatet e para të ndërtuara për specialistët dhe punëtorët, që punonin në uzinat ushtarake do të krijonin qytezën e parë me emrin Gramsh. Kështu dora-dorës përkrah tyre u ngrit e u rrit buzë lumit Devoll, ai që u quajt qyteti i Gramshit.

Lugina e Devollit për fatin tonë të mirë a të keq i shërbeu këtij qyteti për të hyrë e për të dalë në anën tjetër, duke përfunduar kështu në Korçë. Dy anët e devollit ngrihen të lakuriqta nga rrahjet që bën kamxhiku i erërave, gjithnjë të pranishme, në këtë luginë. Kodra, male e kanione janë vendosur në kordonin e bukur e piktoresk, ku nuk mungojnë edhe pyjet me dushk, halorë dhe ahishte. Pyje, në të cilët banojnë veç ujkut, dhelprës e lepurit edhe derri e kaprolli. Politika e vjetër nuk e zhvilloi këtë korridor, me absurdin e armikut hipotetik që mund të mësynte në këtë drejtim dhe të arrinte në Tiranë më shpejt sesa nga Qafa e Thanës. Prej zyrave të Tiranës, zona është parë shpesh me syrin e lakmitarit dhe të padronit të vërtetë njëkohësisht. E studiuar me kujdes si zonë afër qendrës së pushtetit dhe e krahasuar me të tjera të ngjashme, u shënua në hartat sekrete…!? Njëkohësisht u paraqit nga propaganda e kohës si xhungël, si vend tepër i largët dhe malor. Në këtë mënyrë u zbehën vlerat reale duke marrë statusin e të panjohurës, të vendit "top sekret". Popullata që po krijohej, ishin njerëzit, të cilëve u ishte bërë më parë një lavash truri, për të mos e ditur e mos u kujtuar se prej nga vinin e çfarë bënin. Gjithsecili e kishte të qartë që puna e tij duhej të mbahej e fshehtë edhe për familjarët e tyre. Dhe nëse binte fjala për punët që bëheshin në Gramsh, disa do të thoshin se prodhonin karamele e të tjerë kazma e lopata…!?

Në këtë mënyrë qyteti i porsa krijuar u korracua…?! Gramshi dhe gramshiotët mbetën mister…?! Njerëz të rëndësishëm të kohës, si gjeneralë me sekrete shtetërore, bashkëpunëtorë të ngushtë të E. Hoxhës dhe personalitete të fushave të ndryshme, që herë pas here shpalleshin armiq, dërgoheshin dhe mbaheshin të izoluar në këtë qytet dhe në fshatrat e largët të kësaj zone. Vet pozicioni natyror, përpiqej të mbante të izoluar shpirtrat e lirë të këtyre njerëzve nga pjesa tjetër e vendit. Njëkohësisht, kufizimi me gjashtë rrethe: Berat, Skrapar, Korçë, Pogradec, Librazhd e Elbasan, rriste mundësinë, që qeveria dhe dinastia e tyre, të ishte e sigurt në oazin e qetësisë. Nga ana tjetër, si zonë në qendër të Shqipërisë mbahej më lehtë nën kontroll dhe shumë herë më lehtë e survejuar.

Llogaritë e padronëve të atëhershëm ishin bërë në mënyrë të atillë, që edhe në rast lufte, të shpëtonin kokat e tyre të nxehta po në këto anë. Për ta u ndërtuan strehime dhe vendkomanda të pajisura si pallatet mbretërore. Në to punuan me krah dhe në mënyrë primitive, duke u sakrifikuar sa e sa jetë të njerëzve të këtyre anëve.

Edhe radiostacioni rezervë i Radio Tiranës që do të funksiononte në rast lufte gjendej po në këtë zonë. Të gjitha këto të koduara, me numra a shkronja dhe të njohura verbërisht, nga ne vendasit, si `x,`y, `85` etj. etj., ndërsa për të tjerët që nuk banonin në këto anë, misteri mbante të fshehur e të panjohur një trevë të tërë. Por, edhe për ne gjithçka ishte e përciptë e qesharake, dhe njëherazi na bënte të mbeteshim të trembur dhe të na kallte vetëm tmerr.

Sa herë në anët tona shfaqej ndonjë nga ato të famshmet "BÇ" të degës së brendshme, me inoçencën tonë kuptonim se nuk do të ktheheshin bosh pa marrë ndonjë kurban me vete. Kjo përbënte një dramë plot dhimbje e vuajtje për një popull të tërë, ndërsa qeveria kënaqte epshet e veta prej sunduesi.

Dhe drama vazhdonte e tirrej në kurriz të mijëra njerëzve. Si për inerci dhe ironi të fatit vazhdon të gdhend po të njëjtën gjë edhe sot. Çdo njeri me pak pushtet, një polic a drejtor, një i deleguar i Tiranës mund të shtyp" butonin" dhe mijëra njerëz të vihen në rresht…!? Vetëm në vitin 1997 … në hartën e Shqipërisë, mbi të panjohurin e deri atëhershëm Gramsh, u ndez llapma e harresës, një llambë e kuqe që fshiu gjithë vlerat reale njerëzore e natyrore. E shitën sekretin putanat e politikës dhe e paraqitën kështu si një vend me potencial ushtarak e rrezik rajonal.

Ky ishte fati ynë qesharak! Kjo ishte pafajësia dhe naiviteti i banorëve të kësaj zone, që s'mundën akoma ... të dalin me të tjera vlera, që realisht qëndrojnë të përgjumura. Tani jo vetëm që u bëmë "të njohur", por u bëmë objekt i lakmueshëm i çakejve kontrabandist. Kudo nëpër Shqipëri lakohej në të gjitha rasat emri Gramsh, me armë kështu e ashtu, klasike, bile edhe bërthamore. Të paharruara nga memoria janë ato ditë, në të cilat vërshuan nga të gjitha drejtimet gjithëfarëllojë njerëzish, për të zhvatur nga "thesari". Ajo që gjetën dhe që i çuditi të ardhurit e paftuar, ishte se ata prekën natyrën paqësore të gramshiotëve.

Armët u blenë e u shitën nga matrapazët, si të ishin prodhime të kopshtit të tyre. Ato udhëtuan s'dihet sa kilometra për t'u rrëmbyer nga duart e gjakosura, duke lënë pas jehonën e opinioneve se gramshiotët u pasuruan me tregtinë e tyre.

Aspak e vërtetë!

…Megjithatë, këtu në Gramsh, Devolli vazhdon të rrjedhë duke e ndarë zonën mes për mes. Jeta vazhdon dhe ky qytet tërhiqet zvarrë mbi shtratin e vetë të harresës, nga duar të padukshme. Dhe sytë ende ndjekin Devollin duke tjerrë dhe endur rrjedhën shtegtare dhe ëndërrimtare ndoshta.

Ende të bie në sy qyteti i veshur në gri dhe rrethinat e tij në ngjyrë edhe më të thellë. Ngjyra këto, të mbjella bokërrimave, nga varfëria e tejskajshme dhe jeta primitive. Ngastrave të pjerrëta, rënkon parmenda prej druri! Penda e qeve tashmë është bërë simbiozë biologjike e lopës me gomarin kockë e lëkurë. Pas tyre, i mekuri hedh farën e grurit si për të mos e lënë të vdesë jeta, që prej kohësh hiqet e këputet zvarrë, zvarrë. Dhe pulsi i qytetit, ende vazhdon të regëtijë…?!

Koha … mishi dhe gjaku i jetës sonë, kalohet pa pikë dhembshurie duke u shpërdoruar ashtu kot. Padyshim dhe aktiviteti ekonomik mbetet tërësisht përtokë dhe mungon ritmi për të gjallëruar ingranazhet e ndryshkura të lëvizjes.

Tashmë shumëkush e ka kuptuar se jemi ironia e fatit, të bunkerizuarit e sistemit të kaluar duke paguar haraçet e të djeshmes, në këto kohë të ndryshme.

E djeshmja ka krijuar "aktorët" dhe infrastrukturën e tyre ekonomike, psikologjike dhe mashtrimin të ngritur në sistem. Është ajo politikë, politika e djeshme, që e sajoi, që e shfrytëzoi për qëllimet e veta dhe që e manipulon edhe sot e kësaj dite. Është politika, që financon këtë dramë qesharake e të dhimbshme vetëm për qëllimet e veta. Është një dramë, një gjenocid që rëndon në kurrizin kolektiv të një qyteti të tërë, ku ndonjëri, edhe pse konkret, mbetet kërcënues... !?

Është informaliteti dhe amullia që prodhon financimin e ngrehinës ilegale klanore e fisnore të tre katër familjeve aktore, të ndara ca majtas e ca djathtas, sa për të mos u ikur pushteti nga duart. "Një ndarje" që na ka hedhur hi syve këto 16 vjet dhe na ka bërë të hamë sapunin për djathë. Kësisoj, Gramshi mbetet të jetë i mbështjellë nga mjegulla e harresës. Shumica janë matanë bregut, të ndarë nga puna dhe prona me dete e kilometra. Duhet me qenë brenda fisit të qeveriqenëve ose hallkë e zinxhirit të matrapazëve, ndryshe nuk ka as punë e as ndihmë ekonomike.

Megjithatë, shumica janë miq të së vërtetës dhe të lidhur me të drejtën, e cila është e ndrydhur dhe e ndruajtur, pa bujë e rrëmujë dhe hera-herës shfaqet përballë si kundërshtare…?!

E kundërta ndodh në qytetin e vogël e të çuditshëm, me shpifjen, mashtrimin e thashethemin, shantazhin e intrigën, që edhe këto ushqehen nga politika: Të gjitha këto janë bërë bubullimë, rrëmujë e ulërimë duke na kujtuar se vetëtima e ka bërë namin më përpara. Këto shpesh shkaktojnë tërmet, të rrëzojnë edhe i vitytshëm qofsh dhe ngrehin dhe lartësojnë mëkatin. Në të çuditshmin qytet, në mos e thëntë zoti, mblidhen tre-katër llafazanë dhe të telendisin e të detyrojnë të largohesh si i tepërt. Kjo është e dhimbshme…!

Por, e vërteta me të cilën dua të jem mik dhe që dua të flas, ende është e padukshme!

Megjithatë, ajo ndjehet dhe preket në shpirtin e butë e me humor të gramshiotëve të thjeshtë, në buzët e fukarenjëve ku fjala ngec dhe nuk merr asnjëherë vlerë, në shpirtin e përmallur të kurbetllinjëve.

Dhe jeta … vazhdon, atje në qytezën e vogël, ku Devolli end rrjetën e ëndrrave të fikura, ndoshta për t'u ndezur sërish diku më tej.

… Shumë herët në mëngjes, zhurmat e makinave çajnë rrugët e qytetit, si limfa të jetës, në kërkim të pasagjerëve. Duan apo nuk duan, ata do të jenë për në Elbasan a Tiranë dhe do të kalojnë nëpër të vetmin shteg-kalim dhe e dinë mirë … që dilet e hyhet me numër vetëm në këtë shteg.

Le të bësh karrierë personale, le të jesh njeri me historinë tënde, s'je asgjë veçse një numër. Je thjeshtë një numër e të rrish urtë se mund të hash edhe ndonjë dru të mirë.

Filani iku me filanin !? Kishte ardhur filani, pa të shohim me kë do takohet !?

Pra…! Ejani në Gramsh dhe do të ikni nga Gramshi duke provuar që jeni thjesht numra në llogaritë e kuriozëve dhe në tavolinat e kafeneve të shumta, ku mendimet dhe idetë shpesh janë të përziera me avujt e alkoolit.

… Ata që e ndërtuan qytetin, vendas apo të huaj të ardhur si specialistë në uzinat ushtarake, ikën të parët. U larguan nga Gramshi menjëherë mbas viteve '90 … ?! Dhe lëvizja demografike është vazhdimisht në qarkullim. Nga fshatrat e largët, vijnë dhe mbushin boshllëqet e krijuara dhe për pasojë qyteti ndjen rënien intelektuale dhe shterjen ekonomike. Agonisë i shtohet varfërimi i mëtejshëm, në çdo hap që koha pa u ndalur hedh përpara. Pra… kush ve para me djersë a tjetër lloj, largohet nga ky qytet i çuditshëm. Dhe … të tjerë e të tjerë, zbresin e zbresin për të mos mbetur bosh bingot e qytetit dhe klubet pafund, ku pihet ilaçi dehës i marres, rrushit, kumbullës apo thanës.

Dita me kohën mister që pazbardhur ende mirë, fillon e tretet në llumin e kafesë të shoqëruar me katër-pesë cigare radhazi. Më interesantja është, që çdonjëri nga këta, që e fillon dhe e mbyll ditën me llafe e kafe na del më babaxhani. Ndërsa të tjerët, pse jo edhe të padëshiruar në gojën e të gjithëve, për të gjithë e nga të gjithë. Të papunë, njerëzia vërdalloset rrugëve dhe kjo tashmë është bërë normë e ritual, për më të shumtit! Që në mëngjes, konsumohen orët e para të ditës…!? Pastaj ndërpritet një pjesë kohe aty nga mesdita, për të rinisur sërish aty buzë mbrëmjeje. Thua se jemi ne… milionerët, më të pasurit e më të mençurit e botës dhe paskemi ardhur për pushime këtu, në qytetin e çudirave. Ky ritual vazhdon…?! Përpiqemi të dalim e të shfaqemi të gjithë, të vetënumërohemi të gjithë dhe të na bihen në sy të ardhurit rishtas…!?

Ata që mbahen rëndë apo që dëshirojnë të bëhen diçka, hapen … e shfaqen grupe-grupe në sheshin e qytetit. Flasin, shajnë e bërtasin, grinden e më pas përfundojnë rreth gotës së rakisë në lokalet pranë, ku fillon politika e kurdisen kulisat për të nesërmen.

Nga goja e ndonjërit del pështymë, baltë e shemben gurë në këmbët e njerëzve të punës, të drejtëve dhe të sinqertëve. Dhe jo rrallë shfaqen të mëdhenjtë e Tiranës, të partive të ndryshme, që vijnë e ikin pa u marrë vesh se përse kanë ardhur e ç'kërkojnë te ky organizëm i shtrirë në agoni.

Ne, i presim… duke u dalë përpara...!? Në sytë tanë ata janë mesia dhe shikimet e të gjithë neve flenë në gojën e tyre.

Gjejnë shoshoqin dhe mblidhen kështu…. ca koka të nxehta me zemra të ftohta akull dhe vendosin për fatin tonë.

Për 60 vjet këtu, mëkohet e njëjta drogë politike, është e njëjta influencë duam a s'duam ne. Pavarësisht nga emri që mbajnë, janë dhe përfaqësojnë mentalitetin e pandryshuar. Influenca e tyre mbahet gjallë me rrjetin dhe infrastrukturën e llafazanëve dhe mashtrueseve, që kurdisin dhe përhapin shtëpi më shtëpi marifetet e tyre.

Edhe ndërrimi i qeverive, këtu bëhet formal e qesharak, duke rënë vazhdimisht keq e më keq, nga shiu në breshër. Zëvendësohen disa titullarë, pa sjellë asgjë të re, as në drejtim e as në menaxhimin e problemeve të shumta. Gjithnjë mbetemi duke ecur mbi shtratin e ngritur nga paaftësia, formaliteti dhe apatia.

Ata … që marrin detyrën rishtas premtojnë çudirat dhe shumë shpejt bien në prehrin e ngrohtë të ustallarëve matrapazë, duke i çuar punët keq e më keq.

Në një zonë të tillë, që kontrollohet dhe vilet me kujdes nga politika, nuk mungojnë as investimet…?! Por, puna qëndron në atë se, kokoshi katandiset në një thelë. Fare pak para shkojnë atje ku duhet të shkojnë. Paratë përfundojnë nëpër xhepat e atyre, që ua kanë marrë dorën këtyre punëve e që janë hallka të zinxhirit të matrapazëve. Gramshi për frymë të popullsisë, është rrethi që ka thithur më shumë investime dhe ndihma, duke u shndërruar kështu në një brimë e zezë ku humbasin dhjetëra milionë dollarë.

Nuk jam kundër investimeve. Edhe mua më sjellin kënaqësi, ashtu si edhe gjithë bashkëvendëseve të mi, ndërtimet e reja, shtrimi i rrugëve, parqet dhe këndet e lojrave, por ato janë të padukshme si "rrobat e mbretit".

Atje, në majë të malit, ku janë vetëm gjashtë shtëpi, treten miliona në duart e dallaverexhinjëve, atje ku nuk ka asnjë mundësi të kontrollohen, atje ku abuzimi bëhet më lehtë.

Gjithçka ka mbetur në vend, ka ngrirë e nuk lëviz asgjë. Ata që lëvizin janë pjesë e zinxhirit të matrapazëve. Bëhen projekte rrugësh dhe po ti shohësh me kujdes, ato na flasin se në këto anë asnjëherë, s'ka patur asnjë lloj traseje apo xhadeje dhe nuk kanë qenë të banuara kurrë … !? Është e sigurt, që jeta jonë do ta ketë një cak të fundit, por Gramshi ka qenë i lashtë si trevë dhe është i ri si qytet, por do të jetojë në shekuj.

Duam të punojmë edhe ne sikur nuk do të vdesim kurrë dhe jo si qiraxhinj, por qenka një dhimbje tjetër edhe më e fortë kur s'të lejojnë të bësh atë që ke mundësi të bësh për vendin tënd. Kemi kaluar ca kohë të humbur kotë, në udhëtimin tonë të mundimshëm nëpër ujëvarën e dritës, që hera-herës ka feksur si një xixëllonjë shprese, për të cekur pragun e diellit. Por, dielli digjej në terr… !? Halli, hallit nuk ja ngjan, thuhet në anët tona. Dielli digjet për të tjerë dhe vet mbetet në terr… !?Nën dhëmbë pëshpëritim shpesh, sepse e dimë fort mirë kush janë ndrikullat e kumbarët, se betejat i humbasin larot dhe i vuajnë trimat.

Dhe … politika e Tiranës na e ka bërë nderin që të merremi me veten, të grindemi e të shahemi me njëri-tjetrin.

Ne, e dimë, që vdekja këtij qyteti po i vjen nga një racë lajkatarësh e shumëfytyrësish, që s'e kanë për gjë të shkelin mbi dhimbjen për interesat e tyre. Por, asgjë s'mund të bëjë një njeri, qoftë edhe i mbështetur nga shumë të tjerë, dhe sidomos kur fillohet nga fundi dhe ...

Na mbetet akoma, që së toku me dëshpërimin përbrenda, të tjerrim veten gjerë e gjatë, të xhirojmë ashtu në vetvete, si të mbetur fillikat. Na mbetet akoma të lidhim ditët, ditë pas dite Me dëshpërim … ndiej se mbi qytetin tim ka rënë vjeshta dhe s'ka mbetur lule në asnjë degë. Dhe … faji s'është i askujt, veç meje që e perceptoj dhimbjen si vuajtje, që e perceptoj dhimbjen, dhimbje dhe ankohem e grindem për të tjerët …

Prandaj, përpiqemi t'u kthejmë blerimin dhe zërat blerorë, zonës së Gramshit ku ndjehet jehona e shpirtrave të burrave të dëgjuar. Emri i çdonjërit prej tyre, është një pjesë e emrit të Shqipërisë. Emra trimash, piktorë e muzikantë, profesorë e doktorë, volejbollistë e futbollistë të përmasave kombëtare, ballkanike e më gjerë, por të harruar e të zbehur nga zhurma dhe xhirot boshe me vetveten. Duke shpresuar se kuptuam veten dhe autorët e vërtetë të kësaj sajese komike, qëllimet dhe përfitimet e tyre, së fundi veçoj faktin, që këtu përherë, kanë komanduar jabanxhinjtë. Kjo … si shenjë mosbesimi dhe për të qenë në duar të sigurta edhe e ardhmja e tyre. Qeveritë e Tiranës asnjëherë nuk kanë patur besim, që këtë vend "top sekret" ta linin në duart e vendasit. Padyshim, paraqiten kërkesa dhe mjaftë të interesuar,por plangprishësi është brenda dhe gjen e sajon anë të dobëta … Pra … janë ata, që përveç përfitimeve nuk njohin tjetër gjë, ata që e konsiderojnë si çifligun e tyre, që trembin investitorët seriozë me opinionet që japin për zonën dhe njerëzit, ashtu siç u intereson.

Paraqitja si xhungël, si zonë tepër e vështirë e me njerëz që bëjnë letra e llojë-llojë shpifjesh, u shërben grabitësve të jetës dhe ëndrrave tona. Kështu i shërbejnë vetes pushtetarët, edhe daulleve të tyre, që u duhen në çdo kohë, për interesat e ngushta. Vërtet ky qytet nga mënyra si u krijua, u bë i çuditshëm dhe ndoshta krejt rastësor, por qeverisja e tij s`ka si të lind ashtu kot e fare rastësisht. Ka ardhur momenti që të kuptojmë sistemin, natyrën dhe ligjet e tij dhe të administrojmë veten dhe qytetin tonë. Le ta fillojmë nga vetja për t`u bindur se kemi vlera, resurse e mundësi, për ta bërë Gramshin dhe për ta integruar me pjesët e tjera të Shqipërisë jo kuq apo blu, por realisht në mentalitet dhe ekonomikisht. Lajkatarëve dhe hipokritëve, me kurajo t`u themi, se janë mëkatarët e kësaj drame sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Dramë që nuk e prodhuam dhe nuk e dëshironim, por politika e sajoi, e përdori dhe e shfrytëzon ende për qëllimet e veta.

Nga Astrit Kosturi



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com