Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit

07-26-08

Opsione

Article by:




Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Korçë, bënë me prona farefisin, ku më poshtë do të zbërthejmë dhe kodin nepotik të kësaj zyre, së bashku me riciklimin e të njëjtë personave që për 14 vjet rresht janë marrë me pronat, sa në komisione, sa në hipoteka.

Dëgjojmë për korrupsionin, fjalë shkencore kjo se në shqip tingëllon vjedhje, hajdutëri si i është thënë në shekuj këtij fenomeni. Korrupsioni ndoshta më i madh është bërë me ndarjen e pronave. Janë marrë masa ndëshkuese, sikur ndjehet forca e shtetit ligjor. Nga grabitja, vjedhja e pronave nuk kemi shpëtuar as ne pronarët e ligjshëm të rajonit të Korçës. Nuk e marr vesh unë që jam një nga pronarët më të mëdhenj të pyllit të famshëm të Bozovecit, i cili ka mbetur tani me fjalën bisht ish se bredhi i dëgjuar nuk ekziston më, po kështu kemi mbetur dhe ne pronarët me një bisht si të dhelprës ish pronarët e vjetër. Na i kanë bërë lëmsh dhe çudi ata që i kanë ngatërruar ende janë në zyrat që kanë të bëjnë me çështjen e pronave. Ja, si janë ricikluar të njëjtët persona nëpër zyrat e hipotekës dhe të komisioneve për pronat: Në vitin 1991 deri në vitin 1994, kunati i Sali Minarollit, drejtorit aktual në zyrën rajonale të KKP-së, në Korçë, ka qenë kryetar i ndarjes së tokave në komunën e Drenovës, ku bënë pjesë dhe fshatit Mborje, Shkëlqim Venxha nga viti 1994 deri në vitin 1998 ka qenë kryetar i komisionit të kompensimit dhe kthimit të pronave në Korçë, ky person ka marrë me vete në këtë komision Dashamir Qeraxhiun, kushëri të tij dhe Berti Papin shok topograf së bashku me Dash Qeraxhiun. Të tre këta persona janë nga fshati Mborje. Ndan sipas qejfit dhe oreksit të tyre prona dhe ne mborarëve të pasur, ish pronarë nuk na dhanë asgjë, nga 200 ha që ka pasur gjyshi im. Në vitin 1998, si lanë komisionin e pronave, po këta persona pushtuan hipotekën. Si i ndan, tani duheshin që të regjistroheshin pronat apo jo. Në vitin 2004 Dashamir Qeraxhiu kthehet përsëri në Zyrën rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave, ku është dhe aktualisht. Në këtë zyrë si drejtor ka dhëndrin e xhaxhait, Sali Minarollin, ose kunatin e Ilir Qeraxhiut ish kryetar i ndarjes së tokave. Më poshtë do të zbërthejmë dhe kodin nepotik të ekipit të zyrës rajonale të kompesimit dhe kthimit të pronave. Unë jam një nga trashëgimtarët e pyllit të Bozovecit, të trashëguar prej stërgjyshit. Po a kam marrë atë që më takon? Ma kanë bërë çartaf pronën time. Unë kam dokumente të pakundërshtueshme të nxjerra nga arkivi i shtetit. Pronat i kam në letër pasi në terren u janë vërsulur persona që duan të marrin pronat e tim eti, të cilat ja mori shteti në 46 dhe tani në 2008 po na i merr mafia shtetërore e instaluar në zyrat e shtetit demokratik a si ta quajmë këtë shtet. Enveri na i mori, por nuk na i vodhi se i ruajti dhe i shtoi pyjet. Kurse këta të sotmit po i shkatërrojnë e po na i vjedhin me lloj -lloj makinacionesh. Po na shkatërrojnë unitetin e po na humbasin fisnikërinë e trashëguar nga stërgjyshërit tanë. Po na detyrojnë që të marrim veprime të rënda, duke sublimuar dhe jetën tonë. Le t'i marri kush dy rrënjë ullinj Simitisit, le të marrin qenin në fermën e Bushit... Prona është e shenjtë. Pronar bëhesh kur e ble pronën, kur e trashëgon dhe kur e ke dhuratë. Nuk bëhesh pronar kur e grabit e vjedh, ja tjetërson pronarit të vërtetë.



Pylli i Bozovecit mes dy shpronësimeve.

Shpronësimi i parë në vitin 1946 i bërë nga qeveria komuniste dhe i dyti tani në janar të vitit 2008 i bërë nga Zyra Rajonale e Kompesimit dhe Kthimit të Pronave, në Korçë.

Që në vitin 1994, ne trashëgimtarët legjitim të pyllit të Bozovecit përgatitëm dosjen për të marrë pronën e munguar prej vitesh. Me dëshirën e mirë dhe mirëkuptimin e administratës së shtetit të ri demokratik u përgatitëm me të gjtha materialet që duheshin, Gërmuan në arshiva dhe gjetëm atë që na duhej. Për 12 vjet rresht dosja jonë nuk u shqyrtua, por ngriu në kasafortat e komisioneve të kthimit të pronave. Në vitin 2006, me vendim nr.150 datë 27 korrik 2006, na u njoh sipërfaqja prej 133 ha pyll i blerë nga gjyshi në vitin 1939. Por pjesa e vete babait, të trashëguar nga i ati që nga viti 1922 që është e regjistruar, na mbeti pa u njohur ende. Kur ne si fis po kërkonin që Zyra rajonale e KKP- së të na njihte dhe pronën e trashëguar nga babai, veç asaj të blerë, nga zyra mu cungua sipërfaqen prej 133 ha në 49.5 ha?!

Habia ndodhi tani në janar të vitit 2008 ku një vendim i Zyrës Rajonale të KKPP-së me nr 57/1 na shpronëson përsëri ne dhe ia u ndan pyllin miqve dhe ekipit të kësaj zyre që janë të afërt mes tyre. Me vërtetime fakti pylli u është dhënë të tjerëve, që s'kanë të bëjnë me ne, por me punonjësit e kësaj zyre. Ku, unë do të shpjegoi dhe, kodin e lidhjeve nepotike të tyre, njëkohësisht dhe, riciklimin e tyre, që e bëra më lart, ku disa punonjës kanë bredhur e shirë, sa nga zyra e hipotekës në zyrat e kthimit të pronave pronarëve. Nuk paska specialist të tjerë, por këta persona janë të specializuar për të bërë dallavere dhe manipulime, në dëm të pronarëve të ligjshëm dhe në dobi të miqve të tyre. Janë bërë pronarë pa qenë të tillë, Dashamir Qeraxhiu, krushku i Dashamir Qeraxhiut, Haxhi Kushja i ka dhënë motrën vëllait të Dashamir Qeraxhiut, vetë drejtori i zyrës Sali Minarolli, pasi ka kunat Ilir Qeraxhiun, djalë xhaxhait me Dashamir Qeraxhiut. Dashamir Qeraxhiu u shpërngul nga zyra e hipotekës dhe u ankorua pranë asaj të kompensimit e kthimit të pronave, por në zyrën e hipotekës ka të punësuar bashkëshorten e tij. A nuk ka këtu konflikt interesash? Unë nuk kam dëshiruar që dosjen time ta rishikonin këta persona që e kanë shqyer si ujqërit e uritur, kur Besnik Ma(h)ua ish drejtor i AKKKP -së e ktheu për rishqyrtim. Të gjithë këta le të themi se janë nga Mborja, prej vitesh janë vërtitur si punonjës nëpër zyra hipotekash dhe janë marrë me pronat. Por këtë fundjanari iu qepën pyllit të Bozovecit, një perlë turistike dhe klimaterike. Pse të mos zhvatin dhe këtu. Kjo zyrë e nxori trenin nga shinat e mia dhe e futi në shinat e farefisit dhe të miqve e shokëve të tyre. Dëgjojmë çdo ditë që të flitet për forcim të shtetit ligjor. Kështu duhet të bëhet sit flitet, por ne këtu në Korçë nuk po e ndjejmë forcën ligjore. Falë letërkëmbimeve që ne kemi bërë me Sali Berishën , Bamir Topin, Jozefina Topallin. Me Besnik Mahon ish më parë drejtori i AKKPP-së, i kam bërë ankesë dhe e kam sqaruar dhe miqësinë e tij në mbrojtje të ekipit nepotik të zyrës rajonale, këtu në Korçë. Nga ai nuk mora përgjigje. Mora përgjigje nga kabineti i Berishës ku e urdhëronte Ma(h)on, që të rishikonte problemin tim. Por Ma(h)o iku. Tani jam në pritje të ankesës që i kam bërë drejtorit të ri të kësaj agjencie. Pastaj do t'i drejtohem gjykatës e të mas forcat me këta falsifikator. Po të ndahej drejt pylli sipas pronave të pronarëve të ligjshëm prekeshin të gjithë pjesëtarët e zyrës, katër prej tyre nga 7 që janë dhe njëkohësisht prekej dhe babai i pronave, Shkëlqim Venxha, i cili ka bërë skicat dhe i ka firmosur shoku i tij, topografi Robert Papi, i cili theksojmë se nuk është ngjitur asnjë herë në Bozovec, nga kanë përfituar sasira që nuk përputhen në terren me Vërtetime Fakti. Janë bërë mbivendosje sipërfaqesh mbi pronën tonë. Pyesin zotin Sali Minarolli ku do të na e kompensoj këtë sipërfaqe që na takon me ligj pasi jemi të vetmit trashëgimtar dhe disponojmë dokumente të sakta të nxjerra nga arkivi i shtetit. Kur ngul këmbë ai që s'na i kthen të zbatoi ligjin e kompensimit! Nga sa kemi të dhëna ne si fis kemi pasur në pyllin e Bozovecit aty tek 200 ha pyll. Me vendim të komisionit të vitit 2006 me titull nr 150 datë 27 korrik na u kthye 133 ha . Por na doli se tani në janar zyra e Sali Minarollit, jo e Sali Berishës, na e ktheu vendimin e parë, e hodhi poshtë dhe përpiloi një tjetër vendim, ku , sipas këtij vendimi, ne përfitojmë vetëm lëkurën e derrit dhe, mishi u mbetet pronarëve me Vërtetime Fakti, pasi gjatë dy viteve ka vazhduar seanca e gjyqeve të tyre, për njohje pronarësh me vërtetime fakti. Tani na lanë me 49 ha nga 133 të blera të vitit 1939. Diferenca që është shumë e madhe u kompensua për fisin e farefisin e punonjësve të zyrës rajonale. Po ç'bëhet kështu në zyrat e shtetit tonë!? Në pyllin e Bozovecit u hapën depot e grekut, ku të rrëmbej kush të mund e sa të mund, sipas fuqisë që ka. Në arkivin e shtetit disponohen dokumente që shkruhet se 49/60 pjesë të pyllit i ka fisi Qiraxhiu dhe 11/60 pjesë fisi Venxha. më poshtë do të shpjegoi dhe mekanizmin e manipulimit me anë të llogaritjeve matematikore, që kanë bërë ustallarët ndaj sipërfaqes sonë.

Protestojmë si fis.

Protestojmë si fis, ndaj vendimit nr 57/i të datës 30 janar 2008, me të cilin jemi njohur, por që e prisnim një vendim absurd të dhënë nga kjo zyrë. Ne jemi njohur me këtë vendim më datën 6 shkurt 2008. Tani jemi në pritje të ankimimit që kemi bërë pranë AKKKP-së në Tiranë.

Do të flas dhe unë me ish. Ish drejtori i parë i kësaj agjencie Besnik Maho u bë mbështetës me këta të zyrës rajonale të Korçës, pasi dhe ai kishte lidhje miqësie. Ai ka marrë për grua mbesën e topografit Robert Papi i cili topograf ka bërë çarçaf pyllin e Bozdovecit. Të gjitha gjyqet në gjykatën e Korçës janë bërë me të vetmin gjyqtar dhe ekspert. Gjyqtarë që ka firmosur vendimet është Seladin Pisqyli dhe ekspert Berti Papi. Si ka mundësi që shortet për gjyqet e këtyre të bien vetëm me një gjyqtar?

E theksojmë se ky vendim priteshe që të jepej jo në favorin tonë, ku kemi të drejtë, pasi ne kemi konflikt interesash me ekipin që drejton këtë zyrë.

Ne trashëgimtarët e Qamil e Tefik Qiraxhiut, me punonjësit e asaj zyre të shenjtë, por që fatkeqësisht është kthyer në zyrë fatkeqe, e mbytur në nepotizëm, nga ku 6 apo 7 veta që janë katër prej tyre janë të një familje, ndërsa të tjerët miq e shokët e tyre. Nepotizmi është pjellë e vëlla binjak me korrupsionin.

Po na shqetësojnë dhe po na indinjojnë tej mase, veprimet korruptive, të grupit nepotik të zyrës rajonale të KKP-së, Korçë. Por ne nuk jemi të trembur, kur shohim se padrejtësia po mbyt drejtësinë, e shtetit ligjor ja kanë rrëmbyer frenat, të cilat ja ka vjedhur korrupsioni ogurzi, i cili është plagosur rëndë dhe po kërkon ndihmë që të mjekohet nga nepotikët, por me siguri nuk do të vdesë, por do të ngordhë. Institucioni që ne bëjmë fjalë vërtetë është i shenjtë vetëm për pronat legjitime, por jo për ato të rrëmbyera, të vjedhura në rrugë abuzive. Kur flasim për drejtësinë, nuk ka më as miq e shokë, as të rëndë e as të lehtë, as zyrtarë e as titullarë, kushdo qofshin ata, drejtorë apo ambasadorë, deputetë apo ministra. Kabinetin Berisha po e ngordh korrupsioni.

Pse e hedhim poshtë ne si fis njoftim vendimin nr 57/1 të nxjerr nga zyra e Korçës. Ne kërkojmë të mbrojmë dhe të trashëgojmë pronat që na kanë lënë gjyshërit tanë. Por njerëzit që hapin e mbyllin zyrën kanë ndarë mes tyre e miqve të tyre pyllin e njohur të Bozdovecit. Si kanë vepruar.

Nuk janë marrë të mirëqena dokumentet ligjore shtetërore arkivore si: Dokumenti hipotekar, marrë në datën 6 mars 1996 me nr 346/14 i datës 9 tetor të vitit 1939, ku shprehimisht përcaktohet qartë dhe pastër se në vitin 1939 është blerë nga Qamil Qiraxhiu sipërfaqja prej 20 e 1/2 e 60 pjesëve, më shumë se një e treta, të pyllit të Bozdovecit duke u përcaktuar dhe kufijtë e pronës. Kufijtë janë në lindje Kufiri i Bradvicës, në perëndim kufijtë e Mborjes, në veri trashëgimtarët e Mehmet Agajt dhe



Mustafa Efendiut dhe në jug kufijtë e Drenovës.

Nuk janë marrë parasysh dhe dokumenta të tjera që ne disponojmë si akti i trashëgimisë e të tjera dokumenta që ne kemi paraqitur.

Hedhim poshtë të gjitha vërtetimet e faktit fiktive si në sipërfaqe dhe skicat përkatëse, të cilat janë bërë qëllimisht dhe kanë shkaktuar mbivendosje mbi pronën tonë, që disponojmë dokumente hipotekare të vitit 1939. Them fiktive se të gjithë të afërmit i kanë kënaqur me sipërfaqe sa u ka dashur zemra atyre dhe ato i kanë vendosur ku u ka dashur shpirti, duke i zhvilluar gjyqet tek i njëjti gjyqtar dhe me të njëjtin topograf. Të shtyrë nga lakmia për të rrëmbyer sa më shumë, ku këta punonjës për 14 vite rresht kanë punuar në kthimin e pronave, pastaj në hipotekë, dhe tani përsëri në komisionin e pronave, ku fle nepotizmi që udhëheq.

Po japim sasitë e fituara me Vërtetime Fakti, Të nxjerra nga gjykata e faktit Korçë.

Banush Mehmet Venxha ( Shkëlqim Venxha) me nr vendimi 1373 datë 10 korrik 2002 me numër akti 1642 ka fituar sipërfaqe 34.7 ha, Sami Qamil Venxha me nr vendimi 1222 datë 20 qershor 2002 me numër rregjistri1563 regji 14 qershor 2002 ka fituar sipërfaqe 20 ha. Sali Xhavit Venxha me nr vendimi 71 datë 14 janar 2004 ka fituar të drejtën e pronësisë prej 25 ha. Mehmet Qeraxhiu (Dashamir Qeraxhiu) me nr vendimi 1795 datë 25 tetor 2001 dhe nr akti 2174 ka përfituar me vërtetim fakti 81 ha. Dashamir Qeraxhiu me nr vendimi 2119 datë 12 tetor 1994 e nr akti 3002 ka përfituar me vërteti akti 710 metër katror.

Kisha ortodokse me vendim nr 1588 datë 11 shkurt 2000 ka përfituar....... ?! Nuk ka qenë asnjëherë kishë, por i emërtuar Vakëf në shekuj!

Dhe me vërtetim fakti, por kësaj radhe pa vendim gjyqi, sepse gjykatë është bërë Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, udhëheqja katërshe farefisnore, të cilët janë veshur me pelerinën e nepotike e udhëhequr nga Sali Minarolli, pa asnjë dokument ligjor, për të përfituar për veten e tyre, na kanë shpronësuar ne.

Me vërtetime fakti janë marrë nga lart të përmendurit në pyllin e Bozdovecit 218 ha, krejtësisht në mënyrë abuzive ku kanë përfituar anëtarët e komisionit të pronave. Udhëheqja e komisionit përbëhet nga Dashamir Qeraxhiu, Haxhi Kushja (Qeraxhi), drejtori i tyre Sali Minarolli (Qeraxhi). Këta llogaritë i bëjnë natën dhe përfitimet i marrin ditën duke copëtuar pronën e të tjerëve dhe ja u shpërndajnë fisit. Ne si fis, që jemi prekur nga reforma nepotike e kemi ngritur zërin në të gjitha ingranazhet e shtetit dhe qeverisë, e cila thuhet se punon me moton luftë korrupsionit, nepotizmit me tolerancë zero. Por zyrat e shtetit janë të mbushura me fis dhe zhvatin pronat e të tjerëve.

Vërtetimet e faktit, që kanë masakruar pyllin e Bozdovecit, duke mposhtur dokumente hipotekare dhe arshivore shtetërore, unë po e sqaroj më poshtë faktin korruptim të këtij komisioni të babëzitur. Nuk kemi heshtur.

Përveç sipërfaqeve që ka pasur gjyshi ynë Qamil Qiraxhiu që nga vitet 1922 e më, pas në vitin 1939, ka blerë në Bozovec 20 e 1/2 pjesë të 60 pjesëve të të gjithë pyllit, pra pak më shumë se 1/3 e pyllit, gjë të cilën e vërtetojmë me dokumente hipotekare, ku është fiksuar shuma 7340 franga ari, plus 180 napolana flori, që janë paguar nga gjyshi ynë Qamil Qiraxhiu. Pra ne jemi pronarët legjitimë të kësaj pjese të blerë nga gjyshi ynë. Nga një dokument në arshivën e shtetit nr 75 e 350 datë 04.10.1922 rezulton se sipërfaqja e pyllit është aproksimativisht mbi 300 ha. Bëjmë një llogari të thjeshtë.

Fisit Venxha i takon sipas këtij dokumenti që të marrë 55 ha, sepse një pjesë është vlerësuar me 5 ha. Dhe pjesën tjetër e ka fisi Qiraxhi.

Komisioni i kthimit të pronave përfaqëson një familje, atë të Asim Qeraxhiut, nga ku kanë përfituar në dhjetëra raste, pa pasur asnjë tapi, por vetëm me Vërtetime Fakti, ku 12 raste ne ja kemi paraqitur Besnik Ma(h)os.

Si mbaruan së ndari e ngatërruari fushat , ju vërsulën me aksion malit të Bozovecit dhe pyllit të tij.

Pjesa jonë është vlerësuar nga komisioni me 49.2 ha. Pra 20 pjesë e 1e dyta, nga 60 pjesë që është vlerësuar pylli. Pra, 39,5 pjesë i takon me matematikë të thjeshtë që t'i bien 94.8 ha. Një të tretën na i dha komisioni nepotik që e falënderojmë! Po pjesa e mbetur prej 94.8 ha, nga të cilat me vërtetim fakti 81 ha i ka marrë Asim Qeraxhiu, vetë komisioni i pronave, Dashamir Qeraxhiu, Haxhi Kushja, dhe drejtori Sali Minarolli, nëpërmjet kunatit të tij Ilir Qeraxhiu, që ka qenë kryetar i komisionit të ndarjes së pronave në fshatin Mborje, nga këto 5 ha i takojnë Myrtazait me tapi dhe nga kjo pjesë ne na ka lënë të përbashkët 3.2 ha për tu ndarë mbeten kjo sasi pylli. Nuk kuptojmë këtë skandal se ku do të gjej ky komision për t'i dhënë pjesën e trashëguar nga babai Qamil Qiraxhiut, Demir Mborja. Nga një mbledhje e thjeshtë me Vërtetime Fakti janë regjistruar 218 ha. Me anë të këtij shkrimi unë denoncoj veprimet mafioze të këtij komisioni dhe, kemi kërkuar si fis në të gjitha instancat shtetërore që të pezullohet vendimi nr 57 i datës 30 janar 2008.

Por ende nuk na kanë kthyer përgjigje nga AKKKP-ja e Tiranës, pas ankesës që në kemi bërë pranë saj, për të kundërshtuar matrapazët e rinj të Korçës në ndarjen e pronave. Ne pronarët e ligjshëm jemi ngujuar nëpër zyrat e shtetit e nuk po e sqarojmë këtë nyje, që ka thurur komisioni i Korçës, ndërsa fisi i tyre çdo ditë rrit sipërfaqet, duke na i zhvatur neve me vërtetime fakti. Historia e masakrimit të sipërfaqeve të pyllit të Bozdovecit ka nisur, që para tre viteve, që kur u kthyen në pushtet të uritur dhe për 14 vite me radhë kanë qëndruar në heshtje. ne e kemi marrë nga një komision pronën, pyllin e gjyshit, por ky komisioni i ri , pa kërkesën tonë, që jemi pronarë të ligjshëm po bën ndarjen për farefisin e tij. Demir Osman Aganë, gjyshin tonë e lanë me gisht në gojë. Në skicat, që ata kanë bërë, thonë se kufizohen me të dhe duke e shtyrë e shtyrë kufijtë në skica nga dora e vetme e një topografi Robert Papi, na nxorën në anë të përroit. Asim Qiraxhiu ka përfituar 81 ha me vërtetime fakti, që nuk ka marrë certifikatë pronësie nga milicia fashiste pyjore edhe pas lutjes që ka bërë në atë kohë. Sipas këtyre kalemxhinjve na del se Qamil Qiraxhiu nuk ka pasur pyll veç një plevicë. Që në vitin 1922 ne kemi pasur sharrat të ngritura në pyllin e Bozovecit dhe kishim dyqan shitje të lëndëve drusore në Korçë. Pjesa e pa ndarë e pyllit tashmë është shkatërruar në masën 90%. Një zjarr i fuqishëm dogji në verën e kaluar bredhin shekullor. Motosharrat, sopatat e karvanët e mushkave dhe të makinave të tonazheve të rënda, po e shqyejnë çdo ditë dhe nuk të zë syri asnjë bredh të mbetur në këmbë. Masakër. Përditë shtohen pronarët me vërtetime fakti. Pylli loton, ne të zotëve na kërcënojnë vërtetimet e faktit.

nga A.Qiraxhi-gazeta Ndryshe


                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com