08-31-08
Tërmete të njëpasnjëshme të një fuqie prej 4.5 ballë janë ndier në Korce e Pogradec. Nuk bëhen ende të ditur nëse ka patur dëme materiale.
Tre tërmete të fuqishme janë ndier sot ne Juglindje të vendit, Korcë. Specialistët e Qëndrës Sizmike bëjnë të ditur se tre tërmete të njëpasnjëshme më fuqi 4.5 ballë kanë rënë sot rreth orës 5:30 të mëngjesit. Po sipas këtyre burimeve, epiqendra e tërmetit ka qënë në afërsi të Gramshit, në zonën e Voskopojës rreth 13 kilometra larg Korcës. Fuqia e tij e madhe është ndier ndier deri Pogradec dhe rrethinat e tij. Nuk ka munguar paniku tek banorët e këtyre zonave, shumica e të cilëve pasi kanë ndier tre tërmetet e njëpasnjëshme kanë dalë nga shtëpitë për më shumë siguri. Nga të dhënat e deritanishme nuk bëhet fjalë për dëme në njerëz, apo materiale. Sipas specialistëve të Qëndrës Sizmike, zona juglindore e vendit njihet si një zonë me proces të vazhdueshëm sizmik, ku lëkundje të lehta tërmeti ndjehen herë pas here.
gazeta shqiptare
|