Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.

10-19-08

Opsione

Article by:






Komisioni Evropian do të lëvrojë 300 mijë euro për turizmin, vlerat kulturore të fshatit turistik të Voskopojës, por edhe për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë. Projekti do të vihet në zbatim nga dy shoqata “Trashëgimi pa kufi”, ku njëra është franceze dhe tjetra serbe. Ky projekt, që sapo ka startuar, do të shtrihet në një hark kohor prej 5 vitesh, çka do të thotë se ai do të përfundojë në vitin 2013, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për fshatin Voskopojë, por edhe për fshatrat e tjera të kësaj komune. Ndërkohë, Komuniteti Evropian do të vërë në dispozicion të fshatit Voskopojë edhe 100 mijë euro të tjera, në shërbim të shtrimit të rrugëve të brendshme të këtij fshati, për të cilat është parashikuar që të shtrohen me kalldrëm, me qëllimin e vetëm kthimin në identitet të tyre. Vënia në zbatim e këtij projekti është bërë e ditur nga kryetari i komunës Voskopojë, Nexhip Baçelli, i cili ka sqaruar se dy shoqatat “Trashëgimi pa kufi”, kishin hartuar një plan veprimi për zhvillimin turistik të Voskopojës dhe gjithë zonës përreth saj, ku përfshihej jo vetëm mirëmbajtja e vlerave kulturore, por edhe zhvillimi i bujqësisë, e cila do të jetë në mbështetje të vlerave turistike.

Gjithsesi, me gjetjen e fondeve, dy shoqatat tashmë kanë nisur të konkretizojnë projektin në fjalë. Për ndjekjen e zbatimit të këtij programi, aktualisht janë vendosur disa punonjës, të cilët do të shohin nga afër mirëpërdorimin e fondeve.
Por jo vetëm kaq, për herë të parë, do të financohet edhe për zhvillimin e bujqësisë së kësaj zone. Në fshatin Gjonomadh të kësaj komune do të mbështet me fonde mbjellja e 7000-8000 fidanëve me kumbulla.
Meqenëse ky projekt do të ketë një vijueshmëri për 5 vjet me radhë është parashikuar që ndihmesa të jepet edhe për fshatra të tjera, me qëllim rritjen e mirëqenies së tyre, por në të njëjtën kohë edhe për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit në Voskopojë.

Dy shoqatat kanë hartuar edhe një plan për gjelbërimin e vetë Voskopojës, gjelbërim ky që i ka munguar këtij fshati prej kohësh. Ky projekt mbetet nga më të rëndësishmit për Voskopojën, pasi, ndërsa është bërë shumë për ndriçimin dhe rregullimin e mjediseve të jashtme, nuk është arritur që të kemi rrugë të brendshme të rregullta dhe aq më pak siç kanë qenë të shtruara dikur me gurë. Projekti ka parashikuar edhe ngritjen e një qendre informative turistike, e cila do t’u vijë në ndihmë vizitorëve të ardhur nga rrethe të tjera, por veçanërisht turistëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

“Përfundimisht, tha Bacelli, mund të them se numri i vizitorëve dhe turistëve gjatë viteve të fundit ka ardhur duke u rritur, ndërsa për këtë vit mendojmë se numri i mysafirëve do të jetë shumë më i lartë. E them këtë, sepse edhe në momentin që flasim, vizitorët nuk ka kanë munguar”.

Projekti përfshin Dardhën, Vithkuqin, Voskopojën, Liqenasin etj.

Agjencia holandeze për zhvillim, ndihma për turizmin liqenor e malor
Vithkuqi, Dardha, Voskopoja, por edhe fshatrat e tjera turistike të rretheve Kolonjë, Devoll, Korçë dhe Pogradec kanë gjetur mbështetjen e Agjencisë Holandeze për Zhvillim (SNV). Kjo ka si qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave lokale, me synim reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet rritjes së kapaciteteve. Kjo agjenci do të punojë për hartimin e planit të veprimit për zhvillimin e turizmit malor.
Agjencia ka dhënë ndihmesën e vet që dy vjet më parë në hartimin e një programi për zhvillimin e turizmit në fshatin turistik Rehovë në rrethin e Kolonjës.

Mbështetja e ofruar nga Agjencia Holandeze për Zhvillim është bërë e ditur nga kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Ilia Milo, i cili ka preferuar ta bëjë publik këtë bashkëpunim, vetëm pas shumë negociatash të realizuara mes SNV dhe Këshillit të Qarkut Korçë, të cilat kanë përfunduar me një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e planit të veprimit në zhvillimin e turizmit malor në rajonin e Korçës. Këtë deklaratë Milo e ka bërë gjatë një takimi ku ishin të pranishëm përfaqësues të SNV, agjencive turistike, përfaqësuesve të pushtetit lokal të qarkut Korçë.
Në vijim të fjalës së tij, Milo ka vënë në dukje faktin se zhvillimi i turizmit malor mbetet prioritar në politikat e Këshillit të Qarkut Korçë, ku tashmë zhvillimit të turizmit do t’i jepet një nxitje tjetër edhe më e fuqishme.

Sipas Milos, “vizioni i Këshillit të Qarkut Korçë ka qenë dhe mbetet që ky qark të ketë për destinacion turizmin, të jetë i aftë në tregun turistik të brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, çka do të thotë se tërheqja e turistëve do të bëhet edhe më efektive pas vënies në zbatim të këtij programi, i cili do të bëjë të mundur shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve turistike të këtij rajoni. Hartimi i planit të veprimit për zhvillimin e turizmit, tha më tej Milo, do të sjellë ndryshime pozitive në mënyrën e jetesës së banorëve, veçanërisht në fshatrat turistike, ku vetëm nga bashkëpunimi turist-banor do të mundet të krijohet një imazh pozitiv për rajonin”.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Ilia Milo, ka shpjeguar se ky program do të përfshijë jo vetëm fshatra të tilla si Vithkuqi, Dardha, Voskopoja dhe Liqenasi, por edhe një sërë fshatrash të tjera të këtij qarku, ku mund të përfshihen të katër rrethet e rajonit.
Nga ana e vet, Agjencia Holandeze për Zhvillim (SNV) ka sqaruar se kjo agjenci është duke punuar për hartimin e planit të veprimit për zhvillimin e turizmit në qarkun e Korçës. “Ne, u shprehën përfaqësuesit e SNV, mbështesim iniciativat lokale për formalizimin e tyre”.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Ila Milo, ndërsa ka siguruar të pranishmit se ky bashkëpunim tashmë ka nisur udhën e vet, ka kërkuar nga drejtuesit e qeverisjes vendore, impenjim maksimal në realizimin me sukses të këtij projekti kaq të rëndësishëm për qarkun e Korçës.

V. Hasani


                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com