Nëse ka një vend ku energjia nukleare është e panevojshme, është vendi i pasur me naftë, Arabia Saudite. Por, çështja kryesore e udhëtimit të presidentit amerikan, George W. Bush, në këtë vend kishte të bënte pikërisht me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për zhvillimin e energjisë nukleare civile. Arabia Saudite është njëri nga shumë vendet e Lindjes së Mesme që janë të etura për energjinë nukleare. Nuk ka ndonjë ndalesë rreth marrëveshjeve të tilla dhe ne nuk po sugjerojmë se duhet të ketë derisa qeveritë pajtohen me rregullat ndërkombëtare të indektimit dhe transparencës.
Energjia nukleare është një rrugë ku mund të adresohet problemi i ndryshimeve klimatike dhe vendet në zhvillim kanë të drejtë të kenë qasje të njëjtë në teknologji sikurse bota e zhvilluar. Por, ka shenja të alarmit se ky entuziazëm i befasishëm po udhëhiqet më pak nga brengat rreth klimës apo rënia e furnizimeve me naftë sesa nga rritja e aftësisë nukleare të Iranit. Veç ndërtimit të termocentraleve energjetike, Teherani është i përcaktuar për të prodhuar edhe kapacitete me energji nukleare - një proces që me pak më tepër punë mund të nxirret karburanti jashtë për një bombë nukleare.
Ndërkohë, fuqitë më të mëdha nukleare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe Kina, janë duke bërë konkurrencë për biznesin nuklear botëror. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka qenë pjesërisht agresiv për të tërhequr së paku shtatë vende. Uashingtoni në anën tjetër, së fundmi ka nënshkruar marrëveshje me Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në mesin e të gjitha këtyre aftësive bindëse, asnjë nga këta liderë nuk ka dalë me ndonjë strategji për ta ndaluar zgjerimin e teknologjisë për prodhimin e energjisë nukleare.
Vendet që pajtohen me monitorimin e plotë gjithashtu kanë të drejtën në teknologji të tilla, por është tejet e lehtë për ta devijuar atë drejt programit ushtarak. Në vitin 2004, z. Bush kishte sugjeruar se vendet që bëjnë teknologji për prodhim të energjisë nukleare, duhet ta shesin atë vetëm tek vendet që tashmë janë në biznesin e energjisë nukleare.
Të tjerët ishin më pak entuziastë dhe presidenti Bush, që kryesisht ishte duke menduar rreth Iranit, nuk e shtyu këtë shumë fuqishëm. Ai gjithashtu nuk doli me një strategji kredibile për të garantuar blerësit se nuk do t’u ndërpritej furnizimi me karburante. Kur Irani insistoi se ai vetëm dëshiron të ndërtojë një program për prodhim të energjisë nukleare, sepse nuk mund t’i besojë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, se nuk do t’i ndërprisnin furnizimet, një numër i madh i vendeve që do të duhej të dinin më tepër ndaluan simpatizimin. Ne jemi të çliruar me faktin se Riadi ka premtuar që të blejë karburante për reaktorët e ardhshëm të tij në tregjet ndërkombëtare.
Por kjo nuk është e mjaftueshme. Para nënshkrimit të më tepër marrëveshjeve, Uashingtoni dhe shitësit tjerë nuklearë duhet të gjejnë më tepër mënyra për të zvogëluar shanset se zgjerimi i energjisë nukleare sot, nuk do të rezultojë nesër në më tepër armë. Një depozitë ndërkombëtare e karburanteve nukleare do të ishte një hap i parë i mirë.