Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin

01-18-09

Opsione

Article by:




 

Lindi në fshatin Kozhan të Përmetit. Në vitin 1910, familja u vendos në Koblarë dhe Paskali i ri mori mësimet e para nga i ati që ishte prift dhe mësues në atë fshat. Shkollën fillore e përfundoi në Përmet, por edhe qyteti i Përmetit ishte i vogël për Paskalin me aspirata të mëdha. Pas shumë vështirësive ekonomike dhe pengesave të tjera, me ndihmën e një miku arbëresh, në vitin 1916, u nis në Itali. Pasi kreu liceun, në vitin 1920, filloi studimet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin e Torinos dhe, më pas, në vitin 1927, mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit me historianin e njohur A. Venturi.

Gjatë viteve që ishte në Torino, krahas studimeve në universitet, Odhise Paskali gjendej çdo ditë në studion e artistit italian Rubino, ku mësoi mjeshtërinë e skulpturës. U bë i njohur që me krijimet e para, ku ishte student. Shkroi artikuj, poezi dhe tregime; përktheu novela dhe ese për artin. Në vitin 1929, nxori numrin e parë të revistës "Studenti shqiptar", të cilën e drejtoi derisa u mbyll, pas shtatë numrash. Krahas krijimeve letrare, aty botoi foto nga punimet e tij në skulpturë, si dhe nga tablotë e kolegëve artistë si: Abdurrahim Buza, Vangjush Mio, Kristaq Sotiri, etj. Në vitin 1935, nga biblioteka e njohur Argys në Tiranë u botua një libër me tri novela të përkthyera nga Odhise Paskali. Për disa vite, artisti i ri u end midis letërsisë dhe artit, ende pa e përcaktuar drejtimin e ardhshëm të krijimtarisë së tij. Viti 1928 shënon kthesën përfundimtare dhe përkushtimin e plotë ndaj skulpturës. Bashkia e Korçës e porositi për një monument kushtuar luftëtarëve të lirisë. Skulptura "I urituri" (realizuar më 1924), e kish bërë të njohur si një talent që rrezatonte dritë për artin kombëtar, ndërsa pas realizimit të monumentit "Luftëtari kombëtar" në qytetin e Korçës (1932), Odhise Paskali do të bëhet skulptori më i njohur në Shqipëri. Në të njëjtën ditë, u përurua edhe statuja tjetër e tij "Flamurtari" në qytetin e Vlorës. Më pas u ngritën edhe tri vepra të tjera në bronz po nga Paskali: "Mihal Grameno" (Korçë, 1932), "Çerçiz Topulli" (Gjirokastër, 1934) dhe "Skënderbeu" (Kukës, 1939).

Me statujat e Odhise Paskalit, disa nga qendrat në qytetet kryesore shqiptare morën një pamje të re, duke fituar edhe një identitet të tyre. Pas vitit 1927, Odhise Paskali angazhohet plotësisht në jetën artistike shqiptare dhe për disa vite do të jetë në krye të shumë veprimtarive të rëndësishme kombëtare. Në vitin 1931, bashkë me akuarelistin Qenan Mesareja themeloi shoqërinë "Miqtë e Artit", ku u mblodhën artistë të të gjitha fushave që jetonin në Tiranë. Po atë vit, Odhise Paskali organizoi ekspozitën e parë kombëtare të artit në Shqipëri, që u hap në Tiranë, në maj të vitit 1931. Ekspozita ndikoi edhe për themelimin e Shkollës së Vizatimit. Odhise Paskali, që në fillim, ishte një ndër mësimdhënësit kryesorë, ndërsa më vonë u caktua drejtor i saj dhe luajti rol të rëndësishëm në konsolidimin e shkollës, si dhe në zbulimin dhe përgatitjen e artistëve të rinj. Pas vitit 1944, ndaj Odhise Paskalit në fillim u mbajt një qëndrim i rezervuar. Nuk u ftua të merrte pjesë në ekspozitën kombëtare të Pasçlirimit, në prill të 1945-ës, meqenëse kishte realizuar më parë statujën e mbretit Zog, si dhe buste të figurave të tjera të mbretërisë. Por vlerat e statujave në bronz, të ngritura në sheshet e qyteteve, e ruajtën të pacenueshme figurën e Odhise Paskalit dhe ndikuan që ai të lejohet dhe të rikthehet përsëri në art.

Rifilloi përsëri krijimtarinë në skulpturë me bustet e heronjve "Misto Mame" (1948), "Vojo Kushi" (1949) që u vlerësuan midis punimeve më të bukura të atyre viteve. Më pas, realizoi disa monumente si "Partizani çlirimtar" dhe "Ndihmë shokut" (Përmet, 1964), "Partizani fitimtar" (Mathausen, Austri, 1968), "Skënderbeu" (Bashkautor Janaq Paço, Andrea Mano, Tiranë, 1968), bustet "Dy Heroinat" (Gjirokastër, 1974) "Vëllezërit Frashëri (bashkautor Thoma Thomai, Tiranë, 1978), "Idriz Seferi (Prishtinë, 1980), etj. Në vitin 1965 realizoi variantin më të arrirë të bustit të Enver Hoxhës, që u riprodhua në qindra e mijëra kopje. Ajo u çmua si vepra që pasqyroi dhe i shëmbëllente më mirë figurës së udhëheqësit komunist të Shqipërisë. Për Odhise Paskalin u ngrit studioja e parë, më e madhe në Tiranë, për skulpturë dhe, gjatë gjithë kohës, ai ka qenë një nga artistët më të vlerësuar në Shqipëri. Studioja e tij u kthye në një shkollë për artistët e rinj, si dhe për studiuesit dhe historianët e artit, pasi Odhise Paskali ka qenë gjithashtu edhe një njohës i mirë dhe studiues i zhvillimeve artistike. Punoi pak vite si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në pjesën më të madhe të kohës ka qenë në krijimtari të lirë. Gjithnjë i angazhuar në realizimin e statujave dhe monumenteve. Vazhdoi të shkruante artikuj dhe ese për artin, të cilat i përmblodhi në librin "Gjurmë jete", që u botua në vitin 1986. Ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave, i pari për shumë vite nga fusha e arteve dhe ndër të parët artistë që mori titullin e lartë "Skulptor i Popullit". Krijimtaria e Odhise Paskalit, ndonëse përshkohet e gjitha nga e njëjta frymë romantike, nga studiuesit ndahet në dy periudha. Në periudhën e parë, para vitit 1945 (ku veç statujave që përmendëm më lart, bëjnë pjesë edhe disa buste dhe figurina në bronz) veçohet për vlera më të spikatura artistike. Statujat dallohen për siluetat e bukura, modelim harmonik sipas konceptimit skulpturor të antikitetit klasik. Në bustet e asaj periudhe gjen trajtim më të thelluar të psikologjisë së personazheve, më shumë interpretim artistik nga autori. Me ato vlera të çmuara, Odhise Paskali përcaktohet si themelues i skulpturës realiste shqiptare. Edhe për periudhën e dytë, pas vitit 1945, ai vlerësohet midis skulptorëve më të shquar të vendit. Në disa nga krijimet e kësaj faze, vërehet pasurim i shprehjes artistike, ndërkohë që në disa të tjera gjen edhe skema pompoze të realizmit socialist, skema që kushtuan edhe skulpturën e atyre viteve, sidomos ato monumentale, ku bëjnë pjesë edhe disa punime të Odhise Paskalit. Në krijimtarinë e pasur të këtij mjeshtri "Luftëtari kombëtar" është vlerësuar si një ndër statujat më të bukura të së gjithë skulpturës shqiptare. Në zhdërvjelltësinë e figurës së luftëtarit, ndihet më shumë jetë dhe monumentalitet, ndërsa ritmi që krijohet nga palat e gjera të gunës, flokët e hedhura dhe lëvizja e kokës, në kontrast me vertikalitetin e figurës, i japin më shumë madhështi dhe dinamizëm. E realizuar në përputhje me përfytyrimin popullor për luftëtarët e lirisë, ky monument, si dhe sheshi ku është vendosur, është kthyer prej vitesh në një simbol të përpjekjeve për liri. Në vitin 1986, statujën e zhvendosën në një shesh tjetër të Korçës, për të ngritur në vendin e saj monumentin e Enver Hoxhës. Por, pas vitit 1990, "Luftëtari kombëtar" u vendos përsëri atje ku ishte, në krye të bulevardit, ku qëndron edhe sot.

Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të vendit. Pas vdekjes, studioja e tij u kthye në studio-muze, ku ishin vendosur vepra origjinale, si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjerë. Në studion- muze ruhej edhe arkivi i pasur i OP me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat pas vitit 1990, studioja u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave. Një pjesë e arkivit tani ruhet nga fondacioni "Paskali", që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e artit Floriana Paskali.

Pas titujve Skulptor i Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi i Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë dhe sheshi i qytetit në Përmet.





Odhise Paskali


Një jetë


- Unë nuk jam skulptor në kuptimin profesional të fjalës; as jam poet në kuptimin tradicional; dhe as filozof në kuptimin shkencor të fjalës. Jam njeri. Çdo gjë njerëzore më ka tërhequr.


- Linda, jetova dhe do të vdes i varfër.

Viva OP


- Një vështrim së kaluarës. Nga kjo lartësi ku me moshën hipej dalëngadalë e vit për vit horizonti i së kaluarës duket gjithnjë më i gjerë.

Ndalem e hedh një vështrim retrospektiv së kaluarës sime. Jeta biologjike e harxhuar në gji të natyrës e të shoqërisë ka lënë pas një fond kujtimesh që këto shënime disi pasqyrojnë. Themeli që rri thellë, i padukshëm, si rrënjët në tabanin e lisit, përmban lëndë heterogjene po të vërtetë e jetësore mbrujtur me ankthe e aspirata shumëvjeçare, ai më ka shqetësuar pa dhënë njëkohësisht krenari kombëtare e njerëzore.




Shënime meditimesh


1923-1982


1.

Porsi një kopsht i qeshur

nën diellin e pranverës

dhe pa kursim i veshur me lule e gjelbërim

kujtohet me hidhërim

djalëria


Po kopshtin e gëzojnë

nga mot lulet e dielli

tek ditët tona shkojnë

dhe as për një fuqi

më s‘kthehet përsëri

djalëria

(Në albumin e një shoku, 1923)


2.

Njeriu nuk e përmban dot sekretin më

shumë kur është në gjendje entuziazmi

sesa në nervozitet e sipër


(Në albumin e K.S, 1923)


3.

Kënaqësia pa mërzitje, prekja nga

brengat e nga shënimet e jetës së

përditshme, sedra, shpërblimi, lumturia

me të vërtetë njerëzore - jashtë tyreve

të përbashkëta me shtazat - maja më

e lartë ku arrin shpirti i njeriut është

urti.


(Botuar më 1929)


4.

Nuk ka shprehje: realiteti është i bukur,

po ka shprehje: realiteti është i hidhur.

Realiteti bëhet e kundërta e poezisë.

Për çdo gjë që pëlqen, për çdo ngjarje

të këndshme thuhet: lezeti i jetës,

poezia e jetës. Gazet familjare, puna

dhe sukseset e saj, dëfrimet intence,

udhëtimet nëpër botë janë poezia e jetës.

Një mossukses, një fatkeqësi, zgjojnë

dhe vënë përpara të pashmangshmen:

"Ky është realiteti"

Të jetohet simbas ndjenjës jetohet në

poezi, dhe është aspirata e gjithkujt,

po e ardhmja njerëzimit i përket

arsyes, armikes së poezisë-ndjenjë.

Prandaj, mbase duken shenjat e

poezisë-arsye?



Akt besimi


I

Jeta mbi tokë u zhvillua gjatë

miliona vjetve përmes kombinimeve

kimike inorganike, organike, jetësore

para se të arrihet krijesa e fundit:

njeriu.


II

Mijëra shekuj iu deshën njeriut

të diferencohej në shkallën e zhvillimit

e të arrijë gjendjen fiziologjike

të tashme


III

Në pesëmijë vjetët histori mendimi

dhe përparimi teknik njeriu arriti

të krijojë me fuqinë e trurit

ndërtimet e tij deri në erën e tashme

atomike dhe kozmike,

po në fushën e ndjenjave

mbeti në përgjithësi krejt

afër gjendjes shtazore...



Gruaja shqiptare. Heroinë e mundimeve të heshtura.

Në shekuj robërie mbajti të gjallë gjuhën gjer në diasporën e largët. U gjet përkrah burrit në luftërat për liri.

Bashkëshorte e nënë luaneshë. Sot, e vetmja në botë, qëndron baras me burrin në të gjitha detyrat e mundimshme të jetës socialiste në ndërtim.




Toka Mëmë

Kthehem në gjirin tënd jetëdhënës,

Jetova, hapa sytë, u mahnita.

Krenar për gjurmët e njeriut,

Në madhështinë e gjithësisë


(Vargjet e shkruara prej O.Paskalit në vitin 1937, janë të gdhendura edhe mbi varrin e skulptorit)



Odhise Paskali


"Shpirti im i ripërtërirë"


Në gjallje, ai vetë dëshiroi ta botonte këtë vepër. Esetë e tij, mendimet filozofike, shkencore e akademike të ishin të përmbledhura në një libër të vetëm. Nuk ia arriti. U zgjodh të botohej vetëm jeta e skulptorit. E tillë ishte koha, të tilla ishin kushtet. Odhise Paskali i donte këto ese, këto mendime të hedhura në letër ishin të rëndësishme për të. Sot, me rastin e 105-vjetorit të lindjes së Skulptorit të Popullit, Akademikut dhe Nderi i Kombit, Odhise Paskalit, del në qarkullim vepra e plotë me esetë e shkruara prej dorës së tij, duke nisur nga viti 1922 e deri në vitin 1983, dy vjet para se të ndërronte jetë. Floriana Paskali, vajza e skulptorit, e ka ndërmarrë këtë nismë, sepse sipas saj, këto sentenca filozofike, ishin tepër të rëndësishme për skulptorin. Sot, shtëpia botuese "Argeta LMG" nxjerr në qarkullim vëllimin e titulluar "Spirti im i ripërtërirë", me 810 ese, i shoqëruar me foto ilustruese nga skulpturat më të njohura të Odhise Paskalit. Ky vëllim kujtimesh, meditimesh e shënimesh, promovohet sot, me rastin e çeljes së ekspozitës "Ringjallja e Paskalit", e cila është organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita, e cila është hapur me rastin e 105-vjetorit të lindjes së skulptorit të madh shqiptar, vjen nën kujdesin e Floriana Paskalit dhe kuratorit Leonardo Voci. Në ekspozitën e cila do të jetë e vizitueshme për tre muaj në MHK, do të jenë të ekspozuara vepra origjinale të skulptorit, Odhise Paskali. Hapja e saj më 17 janar përkon edhe me ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për këtë arsye, në qendër të ekspozitës gjendet pikërisht busti i tij, për ta lartësuar edhe një herë "pavarësisht debateve të nisura pas botimit të vëllimit të studiuesit Oliver Schmitt", thotë kuratori Voci. Në kolazhin e veprave të zgjedhura me këtë rast, të zë syri një sërë krijimesh të famshme, kushtuar Heroit tonë Kombëtar. Një ndër to është busti i krijuar në Kukës, në vitin 1939, kopje të të cilit ndodhen në Zvicër dhe në Gjenevë, apo përmendorja katër metra e lartë, e krijuar në vitin 1983 e që ndodhet në pavijonin e Mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar. Leonardo Voci, kurator i ekspozitës, tregon se janë rreth 25 punët që do të ekspozohen. Ato janë pjesë e koleksionit privat të familjes Paskali. Një pjesë e madhe e tyre publikohen për herë të parë. Më interesantja është vepra e titulluar "E puthura". Ajo i përket vitit 1935, ku paraqitet një vajzë dhe një djalë nudo, duke shkëmbyer një puthje. Po kaq interesante është edhe boceti i veprës "Pjelloria", ku paraqitet një grua nudo, gjysmë e shtrirë, e rrethuar nga dy vogëlushë, një prej të cilëve mban një kosh me fruta ndër duar. Origjinali i saj ndodhet në oborrin e Pallatit Mbretëror në Tiranë. Një bust i Abdyl Frashërit shfaqet gjithashtu për herë të parë, për të vazhduar me disa medaljone, të cilat skulptori i ka realizuar në vitet e para të krijimtarisë së tij, si ajo kushtuar prof. Ettore Stampinit

, e realizuar në Itali, në vitin 1935, apo Katy Pulcherrima e vitit 1927.

gazeta Shqip



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com