Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut

02-01-09

Opsione

Article by:
Gazeta metropol




Muzika për të nuk ishte thjesht një kapriço e moshës, atëherë kur i vogël nisi të studionte në liceun artistik. Për më tepër, për Markeljan Koçibellin kjo mund të quhet pa frikë edhe një traditë familjare. Pasioni i nxitur edhe nga vetë nëna e tij (xhaxhai i nënës së Koçibellit ka qenë tenor i njohur në Operën e Nju-Jorkut, kurse nipërit e tij janë violinistë dhe pianistë) do të rritej me kohën e djaloshi korçar shumë shpejt do ta gjente veten të lidhur pazgjidhshmërisht me të. Pjesë e Orkestrës së Augsburgut, kthehet në skenën e TKOB-it, prej nga ku ka dalë dhe bashkohet me “Virtuozët”, një koncert që i fal shumë ndjesi...

- Si e ndieni veten në këtë rikthim të “Virtuozët e Tiranës”?

- E prita me shumë kënaqësi idenë dhe propozimin e projektit që më informoi profesori në tetor të vitit të kaluar, që ishte jo vetëm një dëshirë profesionale, por edhe dëshira për të takuar shokët e shoqet tashmë që kanë kaluar 19 vjet që jemi ndarë.

- Mund të zbuloni programin e zgjedhur për këtë mbrëmje?

- Programi është zgjedhur me një rafinesë të bukur, që tregon edhe traditën e orkestrës së virtuozëve dhe materialet janë nga repertori i muzikës së dhomës, serenata, pjesë nga Çajkovski dhe Rosini. Programi krijon mundësinë që të shkëmbejmë eksperiencën profesionale, duke qenë se vijmë nga orkestra të ndryshme simfonike, ku në njërën mbizotëron një tipar, tek tjetra një tjetër tipar.

- Kur jeni larguar nga Shqipëria dhe si e bëtë këtë zgjedhje?

- Unë jam larguar në vitin 1991, në vitin e parë të Akademisë së Arteve, në kohën e trazirave të para të ardhjes së demokracisë, si një zgjedhje për të garantuar vazhdimin e profesionit tim, të cilin nuk e shihja të sigurt në kohën e atyre trazirave. Unë pa instrumentin nuk mund ta kuptoja jetën.

- Mund të rrëfeni përvojën tuaj në Orkestrën e Augsburgut dhe fillimet në Mynih?

- Prania e vëllait tim në Gjermani, puna e tij pa orar për të më siguruar mundësinë e studimeve të larta në shkollën e lartë akademike të Mynihut ishin shtyllat që do të siguronin më pas vazhdimësinë e qëndrimit tim në Gjermani. Pasi dhashë dy-tri konkurse në akademi të ndryshme, të cilat i fitova, zgjodha shkollën e Mynihut. Suksesi në këto konkurse erdhi si rezultat i metodës solide që përfituam në liceun artistik nën drejtimin e maestro Zhani Cikos. Gjatë studimeve të larta për dy vjet punova në operën e Mynihut, nën drejtimin e Zubin Meta. Pas mbarimit të studimeve 4-vjeçare dhe masterit konkurrova dhe fillova të punoja në filarmoninë e Augsburgut si spalë. Krahas kësaj kam ndjekur dhe përfunduar studimet e larta më degën e dirigjimit, nën drejtimin e profesor Maurice Hamers. Në vitin 2008 kam dirigjuar Orkestrën Filarmonike të Frymës së Augsburgut dhe për vitin 2009 po ndjek specializimin në dirigjim në Berlin.

- Si ka ndikuar fakti i të qenit shqiptar në karrierën tuaj?

- Mësuesi im i violinës në Mynih, i cili ka qenë spalë i Orkestrës Simfonike të Bavarisë, më thoshte gjithmonë: “Duhet të jesh 6 herë më i mirë se një vendali që të fitosh...” Përgatitja jonë bazë e marrë në lice ishte solide nga ana teknike, ajo çka duhej të përmirësonim ishte ana stilistike, sepse mundësitë për këtë formim në Shqipëri në atë kohë ishin të kufizuara si çdo gjini tjetër e artit.

- Sa e ndiqni dhe si e shihni jetën muzikore sot në Shqipëri?

- Jeta kulturore në Shqipëri ka ecur shumë vitet e fundit. Këtë e ndiej nga informacioni në internet, televizor, kontaktet e vazhdueshme me prof. Zhanin dhe mund të them se për një vend të vogël si Shqipëria gjenden talente shumë të mëdha. Rikthimet tona të herëpashershme synojnë edhe te kjo pikë: gjallërimin dhe përcjelljen e të rejave kulturore në vendin tonë. Kështu, sa herë të na jepet mundësia në kohë dhe në kushte, do të jemi të pranishëm.

- Së fundi, mund të rrëfeni diçka për angazhimet tuaja pas këtij koncerti në Tiranë?

Kam fatin e madh që më dhanë një vit leje nga orkestra për të ndjekur specializimin e dirigjimit dhe kjo kohë të jetë në funksion të ftesës për të bashkëpunuar me shumë orkestra si: Orkestra Simfonike e Berlinit, Orkestra e Lajpcingut - Gewandhaus.

Takimi koncertor....

Vijnë nga orkestra të njohura në botë e janë ngjitur në skena nga më prestigjiozet. Pas vitesh të tëra larg atdheut dhe njëri-tjetrit ritakohen në një koncert të veçantë. “Virtuozët e Tiranës”, risjell ashtu si para 20 vjetësh nxënësit e dikurshëm 12–16-vjeçarë të liceut artistik (tanimë të rritur), nën drejtimin e mësuesit të tyre Zhani Ciko. Muzikë dhome, serenata, pjesë nga Çajkovski dhe Rosini do të vijnë në një program të Orkestrës së Harqeve, në një interpretim edhe më virtuoz e me më shumë përvojë të artistëve.

Pak për Koçibellin

Pas mësimeve muzikore të filluara në qytetin e lindjes në Korçë, pranohet si talent i veçantë në liceun artistik “J. Misja” në Tiranë në klasën e violinës së prof. Zhani Cikos, me të cilin ndjek dhe studimet e larta në Akademinë e Arteve.

Aktivizohet që në fillim në Orkestrën e Harqeve të prof. Zhani Cikos, duke luajtur përveç repertorit violinistik virtuoz dhe instrumentin e kontrabasit. Merr pjesë në disa turne të orkestrës si në Greqi, Austri, Itali si dhe në regjistrimin e CD-ve të kësaj orkestre për firmat austriake. Më pas ndjek studimet në Shkollën e Lartë të Muzikës në Mynih me prof. E. Sebastien, me të cilin realizon dhe koncertin e diplomimit.

Ndjek studimet “master” në Shtutgard me prof. Ingolf Turban. Ndërkohë pranohet si violinë e parë në orkestrën e Teatrit të Operës në Mynih.

Prej disa vjetësh është koncertmaestër në Orkestrën Filarmonike të Augsburgut si dhe me ansamblin e Kamersolistëve të Augsburgut, me të cilët luajti si solist në një turne në vitin 2008 në disa qytete të Shqipërisë.

Me formacionet orkestrore ka zhvilluar turne në Europë, Amerikën Latine dhe Azi.

Luan muzikë dhome së bashku me oboisten e parë të Filarmonisë së Berlinit, zj. Mikaela Koçibelli. Në vitet 2004-2008 ka ndjekur studimet për dirigjim pranë shkollës së Lartë të Muzikës në Augsburg.


                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com