Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në vijim

02-01-09

Opsione

Article by:




 

Korçë- Në një intervistë të dhënë për gazetën “Metropol” Prefektia e qarkut Korçë, prof.dr. Elfrida Zefi, flet për investimet gjatë vitit të shkuar në këtë qark. Ndërsa thekson se për 2009 puna do të jetë edhe më e madhe si dhe me investime më të mëdha.

Zonja Zefi sapo keni përfunduar analizën vjetore për investimet në Korçë a keni një krahasim të zhvillimeve për vitet e shkuara

Sigurisht që po. Partia Demokratike erdhi në pushtet me një sërë premtimesh, por tashmë ato janë një realitet i prekshëm. Megjithatë më mirë se Prefektja e qarkut Korçë flasin shifrat. Nëse paraprakisht u referohemi vetëm disa të dhënave na rezulton se investimet në rajonin e Korçës, të realizuara gjatë vitit 2008, kanë qenë disa herë më të larta, krahasuar me nivelin e investimeve të kryera gjatë viteve 2005-2007, çka, dëshmohet prova më e mirë e arritjeve. E them këtë sepse në fushën e arsimit, gjatë vitit 2008, niveli i investimeve ka qënë 397.704.000 lekë ose gati sa investimet në vitet 2005-2007 të marra së bashku. Në fushën e shëndetësisë 289.300.000 lekë ose dyfishi me vitet 2005-2007, sërish të marra së bashku. Në infrastrukturë 3.421.541.000 lekë, ose pesëfishi i atyre të realizura gjatë viteve 2005-2007, ndërsa në Ujësjellësa kanalizime investimet kanë qenë 2.446.688.000 lekë ose e thënë ndryshe tetëfishi i investimeve të realizura gjatë viteve 2005-2007. Kjo është e vërteta e pamohueshme e rajonit të Korçës. Megjithatë mund të shtoj edhe diçka tjetër: vetëm projekti për kanalizimet dhe impiantin e trajtimit të ujërave të përdorura, faza e dytë kapi shumën 16 milionë e 500 mijë euro, bashkëfinancim ky i BEI-t me 14.5 milionë euro dhe i qeveria shqiptare 2 milionë euro.

Është folur shumë për zgjerime, sistemime dhe asfaltime rrugësh, çfarë është realizuar konkretisht për rrugët nacionale dhe rurale?

Infrastruktura rrugore ka qenë një nga prioritetet e politikave të qeverisë shqiptare, prioritet ky që ka gjetur zbatim më së miri në qarkun e Korçës. Rajoni i Korçës ka resurse të mëdha turistike, por katër vjet më parë ishte vështirë të shkoje në Vithkuq, Dardhë, Rakickë, Sul, Voskopojë, por edhe në vende të tjera po kaq atraktive, të cilat gjenden në Pogradec, Kolonjë, Devoll dhe Korçë, ndërsa ishte lënë në harresë të plotë pika turistike e Moravës, një nga vendet më të mrekullueshme të qytetit të Korçës, e cila do të sjellë dhe gjallërimin e këtij qyteti. Tashmë situata është krejt ndryshe. Vetëm një vit më parë në këtë rajon hynë rreth 100.000 turistë dhe vizitorë, gjë që nuk kishte ndodhur në vitet e mëparshme. Megjithatë le t’u referohemi të vërtetave. Konkretisht, në rang qarku për vitin 2008 janë asfaltuar 95 km rrugë, dhe janë shtruar me çakull 66 km rrugë me një fond total prej 3.421.541.000 lekë. Po përmend vetëm investimet më të rëndësishme si, superstradën Korçë –Qafë- Plloçë, 5 lotet e saj me një gjatësi prej 26 km dhe me një fond prej 2.284.688.000 lekë, asfaltimin e rrugës Ventrok- Rakickë, 6 km, fondi 124.000.000 lekë me kontribut të KE, asfaltimin e rrugës Qafë- Plloçë- Dardhas, 8 km, fondi 50.261.000 lekë, rikonstruksionin e rrugës, Kthesa Rrëmbec- Sheqeras, 2.65 km, fondi 24.000.000 lekë, sistemim- asfaltimin e rrugës Tranverbangu i Drenovës me gjatësi 1.5 km, fondi 19.644.000 lekë, rrugën Leshnjë- Vithkuq, 4 km fondi 30.000.000 lekë, akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, asfaltimin e rrugës Sul në komunën Miras, 3.5 km, fondi 27.000.000 lekë nga buxheti, plus 7.000.000 lekë nga FSHZH, rrugën Voskop -Polenë, 2 km me vlerë 16.074.852 lekë, rikonstruksionin e rrugës së Moravës me gjatësi 4.3 km, fondi 90.100.000 lekë si dhe shumë rrugë në NJQV të qarkut Korçë. Vetëm drejtoria e Mirëmbajtjes së rrugëve ka hartoi 7 projekte të cilat përfshijnë rrugët e fshatrave Guras, Golik, Slabinjë, Dardhas, Blacë, Alarup, Çërravë, Lumas, Miniera Vërdovë dhe Selcë, ndërsa ka përfunduar plotësisht rruga e Dardhasit. Për këtë arsye ditën e analizës vjetore, bazuar në misionin dhe funksionimin e Institucionit të prefektit kisha privilegjin të çelja atë takim pune me bindjen se gjithsecili në atë sallë ishte koshient për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë dhe i jep rajonit të Korçës, por edhe për mirëpërdorimin e fondeve nga administrate shtetërore, lidershipi lokal, shoqëria civile, komuniteti dhe biznesi.

Cilat kanë qenë investimet më të rëndësishme në fushën e arsimit shëndetësisë dhe turizmit?

Atëherë mund të them se vetëm në qytetin e Korçës për vitin 2008 në fushën e arsimit janë akorduar 242.996.000 lekë, me të cilat u rikonstruktuan shkolla 9-vjeçare dhe e mesme në komunën Pirg, fondi 34.425.000 lekë, shkolla 9-vjeçare Blacë, 8.054.000 lekë, shkolla e mesme Progër, 20.394.000 lekë, shkolla 9-vjeçare Drenovë, 15.540.000 lekë etj. Ndërsa në shëndetësi do të përmendia rikonstruksionin e Poliklinikës të qytetit të Korçës me fond 550.000 euro nga Korpusi Italian, rikonstruksionin e qëndrave shëndetësore në shumë njësi të qeverisjes vendore të qarkut etj. Ndërkohë përsa i përket turizmit tashmë mund të them se ekzistojnë rrugët, është vendosur sinjalistika orientuese drejt destinacioneve turistike, gjë që nuk ekzistonte më parë, janë realizuar investime të rëndësishme në të gjitha pikat turistike etj. Ndërkaq do të shtoja se gjatë vitit që sapo lam pas një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar edhe zyrave të gjendjes civile. Për këtë arsye Zyra e gjendjes civile pranë IP u angazhua në procesin e shpërndarjes së certifikatave për plotësimin e dokumentacionit për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik të regjimit komunist, duke iu përgjigjur me shpejtësi dhe korrektësi kërkesave të qytetarëve të interesuar. Në bashkëpunim me sektorin Juridik dhe funksionet e deleguara u monitorua procesi i modernizimit të shërbimit nga zyrat e gjendjes civile në njësitë vendore të qarkut Korçë dhe konkretisht, hedhja e të dhënave të shtetasve nga regjistrat themeltarë në format elektronik. U ndoq nga afër procesi i rikonstruktimit të zyrave të gjendjes civile për përshtatjen e tyre, për procesin e prodhimit të kartave të identitetit. Zgjedhjet e përgjihtshme të vitit 2009 do të jenë nga më të mirat që janë realizuar deri më sot.

Vitin që lam pas kishte dhe situata të emergjencës mbi pyjet që u rrezikuan nga flakët, në aksione ku keni qenë dhe ju në terren, çfarë përvoje sjell në kët drejtim Prefetja Zefi edhe si kryetare e Shtabit të Emergjencave Civile

Tashmë jam e sigurtë për një gjë: kur drejtuesi i institucionit është i përkushtuar përkrahja e qytetarve nuk të mungon. Jam e sigurtë gjithashtu se me përvojën e fituar në çfarëdo situate që të ndodhemi do të dimë t’ia dalim mbanë. Po kaq të sukseshëm kemi qenë edhe ketë vit. Sekreti është i thjeshtë. Ky komision ka ndjekur nga afër punën për planifikimin koordinimin dhe kontrollin mbi masat e marra në parandalimin lehtësimin dhe përballimin e emergjencave civile në territorin e qarkut. Për çdo emergjencë sezonale janë përpiluar programe masash për to, të cilat u janë vënë në dispozicion strukturave shtetërore dhe NJQV-ve, duke kërkuar prej tyre detajimin dhe zbatimin e programeve për përballimin e emergjencave civile. Kjo praktikë pune ka rezultuar efektive, duke bërë të mundur që strukturat shtetërore të jenë të përgatitura për të ndërhyrë në mënyrë të organizuar për përballimin e situatave. Është kjo arsyeja që strukturat shtetërore të cilat u përballën me zjarret gjatë verës apo me emergjencat dimërore gjatë muajve të fundit, nuk u gjendën në befasi në përballimin e tyre. Në situate të tilla KPPEC, strukturat e tjera shtetërore si, Drejtoritë e shërbimit pyjor në rrethe, organet e rendit dhe të policisë kufitare, PMNZSH-ja dhe njësitë e qeverisjes vendore kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme. Gjatë vitit 2008, në shkallë qarku, gjatë verës u evidentuan gjithsej 37 zjarri në pyje dhe kullota, por u bë e mundur që çdo zjarr të fikej brenda një kohe të shkurtër. Me të njëjtin përkushtim jemi përballur edhe me situatat dimërore.

Cilat do të jenë prioritet për vitin 2009

Në prioritetet tona do të mbetet arsimi, shëndetësia, zonat rurale, por një vend të rëndësishëm do të zënë edhe rrugët. Gjatë këtij viti, si vazhdim i korridorit 8, do të përfundojë rruga Korçë-Qafë-Pllocë. Do të vijohet me investimet e nisura në rrugën e Liqenasit, Dardhës dhe në Unazën e qytetit të Korçës, e cila përmirëson ndjeshëm anën funksionale dhe estetike, por që pas përfundimit të saj mundëson vënien në zbatim të projekti për kanalizimet e qytetit. Do të investohet në akse rrugore si Korçë –Voskopojë, 19 km, gjerësi 6 metra, e tenderuar, në rrugën Komuna Zëmbal-Komuna Liqenas 13 km, gjerësi 6 metra, e tenderuar. Do të vijohet me punimet në rrugën Liqenas- Dogana Goricë, me rrugën e skipistët Dardhë me vlerë 10 milionë lekë. Gjatë këtij viti do të përfundojë një nga rrugët më të bukura turistike siç është aksi rrugor Qafë –Thanë –Pogradec. Do të përfundojë rruga Bilisht-Baban-Oçisht 6 km, projekti Leskovik-Kufi me Greqinë, aktualisht gjendet në në fazën e projektimit, rruga Ersekë- Leskovik duke synuar zgjerimin dhe përmirësimin e saj. Po përgatiten temat e referencës për projekte të reja në unazat e qyteteve Pogradec dhe Ersekë Ndërkaq mund të përmend edhe. segmented rrugore Dardhë –Boboshticë, Libonik-Drithas, si dhe një nga akset rrugore më të rëndësishme që do të lidhë të gjitha fshtrat siç është rruga Sheqeras-Rëmbëc-Pendavinj, Plasë-Pogradec-Lin- superstrada Plloçë –Trebinjë-Proptisht-Golik-Qukës, 46 km e gjatë. Në fund të vitit 2009 do të kem sërish kënaqësinë të deklaroj premtimet e mbajtura.


                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com