Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve

02-01-09

Opsione

Article by:




Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës”, një libër me rreth 300 faqe me studime dhe dokumente më të reja të zbuluara për fatin dhe lidhjet e hebrenjve me shqiptarët dhe Shqipërinë tashmë gjendet në libraritë kryesore të vendit. Libri është përgatitur nga gazetari Naim Zoto nën kujdesin shkencor të prof. dr. Shaban Sinani, studiues i njohur në shkallë ndërkombëtare për çështjen e hebrenjve në Ballkan. Botimi i librit është mundësuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe konsullata e nderit e Izraelit në Shqipëri. Libri ka marrë shkas nga konferenca shkencore me titull: “Berati për shpëtimin e hebrenjve”, që u zhvillua vjet më 25 janar 2008, por që është pasuruar me materiale, të dhëna e dokumente të tjera, të cilat e sjellin argumentin në formatin shkencor.

Hartuesit e librit bëjnë publike studimet më të reja për fatin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u fokusuar në sjelljen shqiptare ndaj holokaustit nazist, sjellje që ka mahnitur Perëndimin. Në parathënien e librit citohet ambasadori amerikan, zoti Xhn Uidhers, i cili duke iu referuar mikpritjes dhe mbrojtjes që shqiptarët u bënë hebrenjve të rrezikuar para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ka thënë: "Bota do të kishte qenë një vend shumë më i mirë, nëse do të kishte vepruar në atë kohë ashtu si veproi Shqipëria."

Në librin “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës” gjenden të dhëna dhe studime mjaft interesante mbi aspekte të historisë së hebrenjve në Shqipëri nga autorë e historianë, si prof. dr. Ferit Duka, prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Kostas Giakoumis, prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Jovan Basho etj.

Duke lënë mënjanë rrëfimet dhe motivimet folklorike që kanë karakterizuar deri dje për të shpjeguar “fenomenin Shqipëri” në sjelljen ndaj hebrenjve, libri “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës” shënon një kontribut themelor për të pasur një histori realiste dhe të mbështetur në kritere shkencore.

Një nga vlerat kryesore të librit lidhet me përfshirjen në të të një bibliografi gati shteruese. Në rreth 20 faqe jepen mbi 300 autorë dhe tituj veprashreferenciale për historinë e hebrenjve e veçanërisht marrëdhëniet e tyre me shqiptarët në Ballkan. Bibliografia është hartuar nga prof. dr. Shaban Sinani. Gjithashtu për çdo artikull të librit ka edhe një përmbledhje (somario) të tij në shqip.

Lamtumirë orkestrantit Binjaku

“Humbja e një vlere njerëzore, që përjetohet nga një dhimbje që në shumëndjeshmërinë e saj reflekton gjatë”, kështu e quajnë largimin nga jeta të kolegut të tyre Sazan Binjaku artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pjesëtar i Orkestrës së TKOB-it, violonçelisti Binjaku u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, pa arritur të çelë siparin e galasë së Baletit. Me gjithë sëmundjen që iu shfaq tinëzisht verën e kaluar, ai nuk u nda nga skena gjithë stinën dimërore të kaluar. Mori pjesë para një jave në turneun e fundit të Orkestrës së TKOB-it në Greqi dhe vetëm dy ditë u largua nga provat, pa rënë në sy, sikur nuk deshi të trondiste përgatitjet për çeljen e sezonit 2009. Sazani ka punuar gjatë në TKOB, fillimisht si një nga pjesëtarët e grupit "Na bashkoi kënga popullore" dhe më pas në orkestrën simfonike të institucionit. I gjallë dhe aktiv gjithmonë. I përkushtuar ndaj jetës familjare dhe me aftësi muzikore të shumanshme - kështu do ta kujtojnë atë miqtë, shokët e formacionit muzikor dhe i gjithë institucioni.

I pari uorkshop për katalogimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore

“Katalogimi i trashëgimisë kulturore shpirtërore” është objekti i një uorkshopi që do të mbahet këto ditë në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. Organizuar nga Këshilli i Muzikës Shqiptare në bashkëpunim me komisionin kombëtar të UNESCO-s, në uorkshop do të marrin pjesë specialistë të fushës, punonjës të institucioneve kulturore të trashëgimisë kulturore në qendër dhe në bazë, studentë dhe të interesuar të fushës së trashëgimisë kulturore shpirtërore. Siç dihet, katalogimi i vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore është një fushë e re pune për trashëgiminë kulturore shqiptare. Ligji “Për trashëgimisë kulturore”, i ndryshuar, parashikon krijimin e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore, i cili ndër të tjera duhet të shpallë edhe listën tonë të kryeveprave të trashëgimisë kulturore shpirtërore, kjo krahas listës së monumenteve të kulturës materiale, e cila tashmë ekziston prej vitit 1948. Detyrimet për thellim të mëtejshëm në fushën e katalogimit të vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore rriten pas shpalljes së isopolifonisë popullore shqiptare si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit-UNESCO , e në mënyrë të veçantë pas ratifikimit që Shqipëria i bëri konventës së UNESCO-s “Për trashëgiminë shpirtërore” në vitin 2006, ku parashikohet edhe hedhja e hapave konkretë për katalogimin e trashëgimisë shpirtërore. Do të përshëndesin uorkshopin Elida Petoshati nga komisioni kombëtar i UNESCO-s pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, akademiku Myzafer Korkuti nga Akademia e Shkencave, Izet Duraku, drejtor i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore; prof. dr. Miaser Dibra, drejtorja e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe e Studimit të Arteve pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Gjatë uorkshopit prof. dr. Fatmir Hysi nga Akademia e Arteve, Fakulteti i Muzikës, do të drejtojë seancën praktike të punës, ku do të referojnë akademiku Vasil S. Tole kumtesën “Konventa e UNESCO-s për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shpirtërore”; magjistër Klodian Qafoku dhe Ma. Armand Zaçeliçi do të referojnë "Dixhitalizimi i arkivit muzikor të Institutit të Antropologjisë Muzikore sipas standardeve ndërkombëtare, arritje dhe risi", ndërsa Ilir Parangoni do të prezantojë punën e bërë deri tani për hartimin e “Databases së iso-polifonisë popullore shqiptare.

Betimi i shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë...

“Besa”, rrëfimi përmes fotografive

Fotografitë shpesh flasin më shumë sesa vetë fjalët. Ato dëshmojnë për ngjarje e histori dhe sjellin fakte që një sistem apo periudhë edhe i ka fshehur apo zhdukur. Në këtë mënyrë vjen edhe historia se si shqiptarët shpëtuan mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një histori “e varrosur për dekada nga regjimi i ashpër komunist”, siç e komenton fotografi Norman H. Gershman, i cili është edhe autori i librit “Besa - myslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”.

Për një periudhë më shumë se 5-vjeçare Gershman vizitoi Shqipërinë disa herë për të mbledhur të dhëna për historitë dhe fotografi të këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre ( i cilëson “shqiptarë heroikë”), duke dashur të dokumentojë betimin e tyre të patundur, ose besën, për të mbrojtur motrat dhe vëllezërit e tyre hebrenj. “Besa është një kod nderi i njerëzve shqiptarë”, - thotë Gershman, tanimë i kthyer në shtëpinë e tij në Kolorado. “Është një traditë që na çon për të parë mbrapa, mbase mijëra vjet. Është më shumë se sa thjesht mikëpritje”, - vlerëson fotografi, duke dashur të flasë për këtë tipar shqiptar, që sipas tij vjen në një mënyrë origjinale dhe i pandryshuar nga kohët. “Nëse dikush futet brenda atmosferës, bëhet pjesë e tyre (shqiptarëve), ata do të sakrifikojnë jetën e tyre për çdokënd”, - thekson Greshman.

Libri dokumenton rreth 65 familje shqiptare dhe përshkruan heronjtë aktualë, nëse janë akoma gjallë, ose bashkëshorten e tyre, fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Megjithëse jo shumë hebrenj kanë jetuar në Shqipëri në atë kohë, shumë hebrenj mbështeteshin në Shqipëri në kërkim të sigurisë së tyre. Gershman vëren se gjatë Luftës II Botërore ishin vetëm dy shtete në Evropë “që në mënyrë aktive refuzuan të bashkëpunonin me nazistët: Danimarka dhe Shqipëria”. “Falë përpjekjeve të shqiptarëve, më shumë se 2000 hebrenj shpëtuan. Ndërkohë që në pjesë të tjera të Evropës hebrenjtë u fshehën në papafingo apo në qilarë, në Shqipëri”, thotë ai, duke theksuar se hebrenj u trajtuan si mysafirë. “Fshatarët u dhanë rrobat e tyre dhe u vunë emra myslimanë.”

Edhe pse besa është më e vjetër se ilami dhe e emërtuar në mënyrë jo specifike në Kuran, Gershman shpjegon se megjithatë shqiptarët e përfshijnë konceptin e tyre brenda besimit fetar.

“Shqiptarët do të thonë: «Nuk ka besë pa Kuran, dhe nuk ka Kuran pa besë»”, - thotë Gershman. “Është një kulturë e pazakontë”, - shton ai, duke shënuar se njëherë një shqiptar i tha me seriozitet: “Do të preferoja që më mirë të vrisja djalin tim sesa të thyeja besën.” Është më shumë se e fortë. Është e papërfytyrueshme për një shqiptar të thyejë besën e tij.”

Të ndihmosh dikë që është në nevojë, është kaq e çmueshme, në këtë vend. Sipas Greshman asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve nga shqiptarët. Kërkimi i Greshman për këta “shqiptarë të drejtë” filloi më 2003 në Yad Vashem, kur i tregoi drejtorit të projekteve speciale, Mordechai Paldiel, dëshirën e tij për të fotografuar johebrenjtë që jetonin në Evropë e që kishin shpëtuar hebrenjtë nga mizoria e holokaustit. Paldiel i foli atij për shpëtimtarët në Shqipëri dhe e drejtoi në Shoqatën e Miqësisë Izraelito–Shqiptare, të cilët dinin identitetin e shumë prej këtyre njerëzve. “70 për qind e shqiptarëve janë myslimanë, ndërsa 30 për qind janë katolikë ose ortodoksë”, - shpjegon vetë Greshman, duke shpjeguar se, megjithatë, për librin e tij ai vendosi të fokusohet vetëm te myslimanët. Pasi sipas tij, nuk është dëgjuar që një mysliman të shpëtojë një hebre! “Shumë familje shqiptare i kujtojnë mirë hebrenjtë që kanë shpëtuar, shumica e tyre u larguan drejt Izraelit pas luftës. Shumë humbën lidhjet me ata që shpëtuan dhe dëshirojnë të jenë sërish në kontakt”, - rrëfen ai në librin e tij. Gershman flet në veçanti për një familje shqiptare që i tregoi atij një tavolinë të bërë për ta nga një marangoz hebre. “Ata më pyetën nëse mund ta gjeja atë. Më thanë se emri i tij ishte Jozef dhe ata mendojnë se ai u kthye në Izrael. Kjo është gjithçka që ata dinin”.

Gershman kërkon të gjejë dhe nderojë familje që kanë shpëtuar hebrenj falë trashëgimisë së tyre fetare dhe traditës kulturore. Pavarësisht kësaj, ai e ndien të nevojshme të shpjegojë se, nëse flasim për mysliman, nuk do të thotë medoemos se je proarab. “Shiko, nuk po flasim për dikë që është proarab. Është vërtet mjaft e thjeshtë që ata janë njerëz të mirë në këtë botë. Gjeta myslimanë që kanë shpëtuar hebrenjtë”, - vijon ai, ndërsa tregon për përvojën e tij me shqiptarët. “Perceptimi i besimit fetar të islamit si çmenduri është pa kuptim. Jam hebre në origjinën time. Do të jepja jetën time për Izraelin… Megjithatë, po flasim për myslimanë. Ata janë thjesht njerëz. Dhe këta njerëz të paktë në numër (shqiptarët) kanë një mesazh për botën. I kundërshtoj hapur të gjithë ata që shohin këta njerëz sikur janë terroristë apo simpatizantë të terroristëve.” Gershman vëren se ai përpiqet të përdorë artin e tij për të thyer stereotipat dhe për të ndërtuar në rrënjët e thella të humanizmit, që pengohet nga kufij racialë, etnikë, fetarë dhe nacionalë.”

Së shpejti në sallat teatrore në SHBA do të shfaqet një dokumentar i plotë bazuar në punën e Gershman.


                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com