Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore

02-01-09

Opsione

Article by:




Këtu jeton kori "Lira", formacioni më i vjetër muzikor. Ka një moshë mbi 80-vjeçare, por mbetet ende i ri. Një dhomë në Pallatin e Kulturës pret çdo ditë ata që mbajnë të gjallë një traditë të vjetër kulturore të këndimit në grup, si dikur kur grupet artistike të krijuara në fillesat e tyre, me amatorë dhe pak profesionistë, gjallëronin disi jetën qytetare korçare. Si 80 vjet më parë, kur hidheshin notat e para, dhe zërat kombinoheshin mes tyre në vargje këngësh, ashtu edhe sot, një ritual tërheq si me magji, drejt këtij pallati, pjesëtarët e korit më të vjetër. Kori "Lira", pas 80 vitesh, vazhdon ende provat e koncertet. I jep jetë traditës kulturore të zërave dhe muzikës, që vazhdon të përjetësojë identitetin kulturor si pjesë e rëndësishme e traditës qytetare. Janë 33 pjesëtarët e këtij kori, që në vite është pasuruar me elementë të rinj, por edhe me zërat femërorë. Më i vjetri prej tyre është 85 vjeç. Quhet Vani Trako. Ai është zëri më i vjetër i korit të madh karakteristik. Jorgaq Nano, Artist i Merituar, ka marrë stafetën për të drejtuar këtë kor që 30 vjet më parë. Dirigjenti punon me grupin dhe mendon për të kombinuar gjithnjë traditën me elementë të rinj, por duke ruajtur të njëjtin profil dhe linjë të repertorit të këngëve. Dirigjenti Nano tregon për historikun e korit "Lira", por edhe të rejat dhe ndryshimet, për mbijetesën e këtij formacioni muzikor që ende vazhdon të jetë i suksesshëm.

Kori "Lira" është një nga formacionet muzikore më të vjetra të themeluara në Korçë, që ende vazhdon të jetë aktiv. Por si u themelua ky kor?

Historia e korit "Lira" është e gjatë. Fillesat janë te grupet e para vokale amatore. Nuk mund të përcaktojmë një datë të saktë të fillesave të këtij kori. Më mirë të themi se grupet vokale në qytetin e Korçës u krijuan para viteve 1920. Fillimisht ishin grupe spontane dhe të paorganizuara. Ata, pak nga pak, nisën të ishin pjesë e festave familjare e kështu derisa lindën grupet e para. Ansambli i parë ose Shoqëria e Arteve të Bukura që është grupi më i organizuar u formua në vitin 1920. Ky ka qenë formacioni i parë me elementë koristë, me bandë muzikore, me grup teatral dhe me grupe të karakterit kulturor. Më vonë, në vitet 1927, formohet një tjetër grup, po me ata elementë, por disi më i pasuruar që quhej "Djelmëria Korçare". Të parët që kanë drejtuar këto grupe ishin Ilo Mosko me Shoqërinë e Arteve të Bukura e më pas Mihal Ciko, Kristo Kono, Sotir Kozmo e deri te Kostaq Osmanlli. "Djelmëria Korçare" ishte një grup kryesisht koral dhe paksa instrumental. Ndërsa më 1928, daton shoqëria kulturore muzikore "Lira", por fakti është se ky grup, kishte në përbërje dhe profesorë francezë të liceut dhe si instrumente kishte piano dhe mandolinë.

Kur është mbajtur koncerti i parë i korit "Lira"?

Koncerti i parë si vazhdim i formacioneve instrumentale korale të kohës me bandën "Vatra" të qytetit u mbajt në vitin 1922. Si formacion i plotë, më pas kori "Lira" u krijua me 12 këngëtarë dhe dy-tre instrumentistë. Por, duke qenë se grupet korale në fakt në qytet janë krijuar që në vitin 1920 dhe datuan deri në ‘28, thuhet se kori "Lira" i ka fillesat në vitin 1922. Kur u krijua ky formacion vokal, kishte si instrumente shoqëruese kitarë, mandolinë dhe më pak instrumente të karakterit tjetër. Më pas u pasurua me ndryshime.

Cili ka qenë repertori i këngëve dhe a janë ruajtur të njëjtat këngë deri në ditët tona?

Ky grup, në formacionin e tij, ka 120 këngë të vjetra. Këto janë këngë të karakterit patriotik, lirik, satirik, qytetar, diku dhe popullor. Them diku edhe popullor, pasi kanë hyrë edhe elementë të natyrës me ritme popullore. Pra kori "Lira" i përfshin të gjitha sferat me një gamë të gjerë muzikore. Prurja e eksperiencave të huaja në fillesat e tij pati një ndikim pozitiv në formacionet orkestrale të kohës dhe ato korale. Më pas, formacioni konsolidoi një profil të vetin, duke u bërë pjesë identifikuese e kulturës qytetare korçare. Repertori ka ruajtur të njëjtën linjë edhe sot, duke u bërë simbol i këngës qytetare korçare.

Kur e keni marrë drejtimin e korit dhe çfarë risish kanë depërtuar në këtë formacion muzikor deri më tani? A janë ruajtur traditat apo ka një përshtatshmëri me kohën dhe kërkesat e sotme?

Drejtimin e këtij kori si dirigjent e kam marrë në vitin 1979. Më parë, drejtoja korin e ushtrisë dhe kisha një eksperiencë 16-vjeçare me grupet muzikore qytetare. Edhe pse repertori është ruajtur i pacenuar dhe i njëjti në vite, kam bërë disa ndryshime me elementë të rinj. Kështu, për herë të parë, në këtë kor u bë përforcimi me instrumente të tjerë. Krahas vokalit u shtuan instrumentet me flaut dhe fizarmonikë dhe më pas, në vitet ‘90, duke e përforcuar me elementin femër. Kështu u krijua si një lloj ansambli, në miniaturë kuptohet, me solistë të veçantë me grupe duetesh me formacion kompleksi, me formacion burrash koralë, me orkestër dhe kuptohet që ky ka qenë edhe grupi që ka ardhur deri në ditët e sotme. Me këta elementë të rinj, kori pati më shumë sukses, duke iu përshtatur edhe kërkesave të kohës dhe duke mbajtur të gjallë edhe traditën muzikore.

Po repertori a është prekur?

Krahas këtyre elementëve, në repertor disponojmë 120 këngë të vjetra por edhe materiale të tjera. Repertori është pasuruar sidomos me këngë në gjuhë të huaj, edhe për faktin se ky formacion muzikor ka performanca të shumta jashtë vendit. Krahas këngëve tradicionale të karakterit lirik dhe patriotik janë bërë pjesë edhe këngët me karakter ballkanik, por edhe këngë në gjuhën maqedonase, ruse, rumune, greke, gjermane, të cilat janë kënduar kryesisht gjatë shfaqjeve dhe koncerteve që kori realizon jashtë kufijve të vendit në shtete të ndryshme gjatë turneve. Ka pasur së fundmi edhe një formacion brenda këtij grupi, që është një formacion i vogël i karakterit akapela.

Janë të njëjtat këngë qytetare korçare, apo ka edhe këngë të cilat kanë pasuruar në vite aktivitetin e korit?

Qëllimi është që karakteri melodik të mos lëvizë dhe të mos preket, pasi ne përpiqemi që bashkë me formacionin ta mbajmë të gjallë këngën dhe traditën tonë muzikore. Është ruajtur elementi tradicional pa të cilin ky kor nuk do të kishte kuptim, por ajo që kërkoj edhe nga brezat është që kënga të mbahet e gjallë, e pastër, ta ruajmë ashtu siç është. Ndryshimet na pëlqejnë por e mira është që kënga të mbetet melodikisht e pandryshueshme.

Pavarësisht se ky kor ka një moshë të vjetër, a vazhdon të ndiqet ai nga të gjitha grupmoshat? Cilat janë aktivitetet e tij?

Kori ka aktivitete të larmishme. Ne kemi qenë me korin "Lira" në Kosovë, Maqedoni, në Argos të Greqisë, disa herë kemi zhvilluar turne brenda vendit dhe kemi marrë pjesë në festivalin e tretë ndërkombëtar të imazhit shqiptar, ku morëm vendin e parë si grup muzikor. Kohët e fundit kemi realizuar dhe një disk të ndarë në dy volume me nga 13 këngë secili dhe presim të bëjmë promovimin me kontributin e bashkisë dhe qendrës kulturore.

Çfarë e bën të suksesshëm një kor të kësaj natyre?

Për vetë natyrën dhe karakterin që ka, për zërat e korit dhe instrumentet e veçantë, por edhe për faktin se është nga të vetmit ansambël i këtij lloji, suksesi ka qenë i madh. Publiku e pëlqen këtë kor dhe populli e do, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ne përpiqemi që t‘i përcjellim këto koncerte edhe në festat e ndryshme të qytetit tonë. Si specifikë, kori ka materialet, përbrenda amatorizmit ka dhe profesionistë, të cilët kanë mbaruar studimet dhe janë të përshtatshëm enkas për formacionet vokale. Ka një kombinim zërash të vjetër dhe të rinj, të zërave mashkullorë dhe femërorë dhe natyrisht shoqërimi me instrumente ka kompletuar imazhin e këtij kori.

Kush është zëri më i vjetër i korit?

Nga 12 pjesëtarët e parë të grupit, nuk ka mbetur më asnjë. Ata kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, zëri më i vjetër i formacionit është 85-vjeçari Vani Trako, që ende ka zellin dhe punën e një të riu në këtë kor. Unë përpiqem ta pasuroj gradualisht, me elementë brenda numrit që është i caktuar nga ana e Bashkisë. Ajo na ka dhënë një ndihmesë të madhe me historikun e korit, me krijimin e një dhome vetëm për ne mes së cilës gjenden të ekspozuara të gjitha fotografitë e vjetra të korit "Lira", historia dhe aktivitetet e të gjithë personat që nuk jetojnë më, por që ne i kemi burim të frymëzimit dhe të punës së përditshme.

A e ka përfaqësuar denjësisht ky kor qytetin e Korçës?

Besoj se po. Ky kor është një simbol i këngës qytetare. Grupi ka ekzekutuar më shumë se 200 këngë patriotike dhe lirike. Por në fund janë spektatorët ata që e gjykojnë. Ata e kanë dhënë gjykimin e tyre me mbështetje, dashuri dhe duartrokitje. Përfaqësimi që i kemi bërë qytetit në vite ka nisur jo vetëm me fillesat e këtij kori, por më tej me regjistrimet e para të kryera në vitin 1981. Këto regjistrime të 15 këngëve të këtij kori edhe sot shfaqen në festat kombëtare, më tej kemi bërë edhe një regjistrim të dytë me 36 numra, ndërkohë që jemi të pranishëm në aktivitete brenda dhe jashtë vendit me vulën e një qyteti që dashuron muzikën dhe artin.

Si e keni gjetur veten pranë këtij formacioni muzikor në këto 30 vjet?

Për mua janë pak. Që në vitet ‘68-‘69, me një eksperiencë në drejtimin e ansambleve artistike, kam drejtuar korin. Jam optimist ta mbaj grupin, ta ruaj dhe ta shtoj me elementë të rinj. Është një grup që ka një disiplinë dhe jemi të angazhuar në punën tonë të përditshme.



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com