Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike

02-08-09

Opsione

Article by:




Në historinë e artit shqiptar, si dhe të përpjekjeve për liri e pavarësi të kombit tonë, Kris
to Sulidhi dhe djali i tij Vangjel, zënë vend nderi. At e bir, ata janë përfaqësuesit më të denjë të brezit të tyre.
Me dokumentet fotografike që krijuan, lanë pas një "perandori" informacioni të vyer historik, "perandori" kjo që ata nuk
do ta merrnin vesh kurrë se paskësh qenë e diktuar që të zhdukej, pa lënë as shenjën më të vogël të ekzistencës; një "perandori" celuloidi që kapte mbi 20000 negativë, pothuajse gjithë rrugën e zhvillimit politiko-shoqëror të Korçës në
etapa të ndryshme të historisë së saj. Nga kjo "rrugë xhami" e krijuar me shumë peripeci e mundime të pa përshkruara,
me përndjekje e persekutime, sot ka shpëtuar një copëz fare e vogël, në krahasim me dëshirën dhe punën e
Sulidhëve të mëdhenj. Ndaj, ne sot nuk kemi mundësinë të konsultojmë një trashëgimi të konsiderueshme të shpirtit
të Korçës, si dhe të gjithë historisë sonë kombëtare shqiptare. Nga zbrazëtia e trashëguar sot nga fototeka "Sulidhi", ne
nuk kemi të dokumentuar me pamje shumë nga ngjarjet kulmore të historisë sonë, siç janë p.sh.: seria e fotove të shkollave
shqipe të Korçës ose jo, duke filluar nga vitet 1900 e deri vonë; gjithë seria e fotove të shkrepura me rastin e shpalljes së "Hyrjetit" më 1908; fillimi i kryengritjes së përgjithshme në Korçë, mbledhjet e veteranëve të lëvizjes për
çlirim kombëtar; veprimtaria e krahinës autonome të Korçës; ngritja e flamurit më 1918 në ballkonin e Prefekturës së Ko-
rçës; formimi i degës së shoqërisë "Bashkimi" të Avni Rustemit në Korçë, etj., etj. Përveç këtyre, një boshllëk të madh informativ nga ana vizive kemi sot për personalitete të ndryshme, por shumë të rëndësishme të jetës politike e shoqërore
të fillimit të viteve 1900. Përmendim këtu fotoportrete që rezultojnë të humbura të patriotëve Themistokli Gërmenji, Mihal
Grameno e Anastas Grameno, Anastas Frashëri e Mina Frashëri, Spiridon Ilo, Hilë Mosi, Thimi Thoma Kreji, Pandeli
Sotiri, Thimi Marko, etj., etj. Nga familja Sulidhi kanë dalë dy breza fotografësh me vlera të mëdha artistike
si dhe historike, duke mos përmendur këtu fotografin e njohur Kristaq Sotiri, nip i Kristo Sulidhit, ai që hapi studion
e tij fotografike dhe u bë i dëgjuar në gjithë Ballkanin. Edhe Kristaq Sotiri, mësimet e para në fotografi i mori nga
Sulidhi. I pari që çeli rrugën e vështirë, por të bukur të artit, ishte veterani i lëvizjes për çlirim kombëtar, patrioti i
shquar Kristo Shuli, që shpejt u bë i njohur me mbiemrin Sulidhi. Kristoja ka lindur në fshatin Marjan të
Oparit në vjeshtën e vitit 1858, në familjen e Panajot Shulit, një mjeshtri ndërtues, profesion ky që ka dalluar shumë
oparakë të tjerë. Puna e këtyre mjeshtërve shihet të ketë lënë gjurmë deri në Egjipt, me usta Vasil Trashën.
Stërgjyshërit e familjes së Panajot Shulit ishin suljotë, ata suljotët e famshëm që nuk iu dorëzuan Ali Pashës. Pas
vrasjes së këtij të fundit, të parët e kësaj familjeje të madhe u vendosën në Korçë, ku për kujtim të vendit të tyre famëmadh morën mbiemrin Shuli, pra Suli.Si shumë bashkëmoshatarë të tjerë që ndoqën rrugën e vështirë të mërgimit,
edhe Kristaqi i ri iu drejtua shtetit helen, ku filloi të shesë punën e krahut të vet për t‘i kontribuar familjes së tij. Edhe pse
zanati i ndërtuesit kishte zënë vend në zemrën e djaloshit dhe në traditën e fisit  të tij, Sulidhi i ri preferoi të perfeksionojë
mjeshtërinë e fotografit. Në ndihmë të kësaj, ai kishte edhe talentin e të vizatuarit. Këto punë të tij sot konsiderohen të
zhdukura. Hapat e parë dhe bazat e formimit të tij si fotograf, Sulidhi i mori në Athinë.

Në fillimin e viteve ‘80 të shekullit të kaluar, e shohim në Korçë, ku punon si fotograf gjysmëprofesionist (për kohën).
Është shumë vështirë që të përcaktojmë fotografitë e para të tij në Korçë. Mendojmë që nga të parat foto të tij të jenë
ato të grupimeve me nxënës të shkollës greke (gjimnazit) të Korçës, të qeveritarëve turq të asaj kohe, apo edhe të figurave
të shquara të luftës sonë kombëtare për çlirim. Gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit, ai bashkë me Sotir Nikolla
Stratobërdhën e veprimtarë të tjerë, u bë mbështetës dhe veprimtar i degës së Lidhjes në Korçë. Kristo Sulidhi ishte ai që me guxim të pashoq për kohën, kur ndiqej e kërcënohej me jetë, me aparatin e tij të sapoblerë në krah, fiksoi në celuloid dy momente që historia jonë do t‘i mbajë mend shumë gjatë në analet e saj, dy momente për të cilat historiografia jonë duhet t‘i thotë "Faleminderit" mjeshtrit Sulidhi: në vitin 1899, mes shumë fotokronikash, ai kreu dy fotografi me vlerë të rrallë kombëtare: Mësonjëtoren e parë shqipe të djemve me drejtor Nuçi Naçin, nxënësit si dhe mësuesit Thanas Nona e Kristo Vodica.Përveç kësaj, po këtë vit, ai fotografoi edhe shkollën e parë shqipe të vashave,ku dallohen mësuesja Poliksena Luarasi dhe mësuesi patriot Thanas Sina. Vlen të përmendim këtu se fotografia e Mësonjëtoressë parë shqipe të djemve është e vetmja që kemi të trashëguar deri më sot për këtë shkollë. Nëse shihet me vëmendje
kjo fotografi, në krye të saj duket figura e Sulltan Abdyl Hamitit dhe fjalët e shkruara në shqip "Mësonjëtore Shqipe
ndë Korçë 1899". Ndërsa në të djathtë të kësaj tabele shohim të pikturuar një djalë me rroba të kohës, i cili përfaqëson
në mënyrë figurative nxënësit e kësaj shkolle. Pikërisht kjo pikturë ka për autor Kristo Sulidhin. Është interesant
fakti që ky detaj është fiksuar në këtë fotografi dhe falë saj, ne sot shohim një punim në pikturë të Kristos. Nga të parët
që kanë dhënë lajmin se kjo foto (pra pamja e Mësonjëtores së djemve) është me autor Sulidhin, është patrioti dhe studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, i cili, në veprën e tij "Dhaskal Gjoka", të botuar më 1936, shkruan se "vetëm fotografinë e këtij viti shkollor të Mësonjëtores muntmë të zbulojmë, tek plaku fotograf e nacionalist i vjetër z. Kristo Sulidhi i Korçës..."
("Dhaskal Gjoka" - Ilo Mitkë Qafëzezi. Korçë, 1936, faqe 155). Origjinali i kësaj fotografie ka një përbërje të veçantë, sepse në shtresat e saj, materiali që përbën këtë letër fotografike, është i pajisur me një lloj plastike të veçantë, material ky që e ka sjellë foton deri në ditët tona pak të dëmtuar. Veprimtarinë e tij patriotike, Kristo Sulidhi e vazhdoi edhe me më shumë vrull. Për arsye se ai punonte pa pushim në shërbim të çështjes së çlirimit ko- mbëtar, u çkishërua nga kisha greke. Si i tillë, ai s‘mund të shkelte në kishë. Kur i vdiq i biri, kisha nuk e lejoi ta varrosë atë në oborrin e kishës e as në varrezat e qytetit, si dhe nuk lejoi të zhvillojë ceremoninë mortore për nder të të ndjerit. Por këto nuk e mposhtën karakterin e "plakut nacionalist". Ai vazhdonte të shpërndante libra në gjuhën shqipe, botime për shkollat, si dhe tekste të tjera që botoheshin në kolonitë e ndryshme të shqiptarëve nëpër botë. Nga dokumentet që disponojmë, mësojmë se "Kristo P. Shuli është persekutuar, është burgosur dhe i është sekuestruar pasuri para vitit 1912, sepse ka punuar me veprimtari patriotike". Në dokumentet e Arkivit të Shtetit (A.Q.SH., d. 225, f. 102) rezulton se Kristo P. Sulidhi është anëtar i klubit patriotik "Dituria", të themeluar në Korçë. Ai është autor edhe i së vetmes fotografi të këtij klubi, anëtarët e të cilit janë të vendosur para godinës së tyre. Anëtarë të tjerë të këtij klubi patriotik ishin edhe patriotët e shquar Mihal Grameno, Pandeli Cale, Thanas Floqi, Sami Pojani, Idhomone Kosturi, Qani Dishnica, Sotir Nikolla Stratobërdha, etj. Pra, është lehtësisht e kuptueshme se Kristo Sulidhi, si anëtar i këtij klubi patriotik, ka bashkëpunuar me këto figura. Kështu që ai ka një meritë të çmuar në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Nuk duhet të harrojmë këtu njëfigurë tjetër interesante, Spiro Xegën,
patriot dhe njëkohësisht artist, bashkëpunëtor i ngushtë i Sulidhit, pasi ishin të dy nga Marjan Opari.


Të vitit 1906 janë disa fotografi ku mjeshtri korçar ka fiksuar momente të ndryshme nga jeta e qytetit të Korçës, si
p.sh. një festë në Kishën e Shën Thanasit, një panoramë të qytetit të Korçës nga kodra e Shën Thanasit, Kisha e vjetër e
Shën Thanasit, si dhe fusha përreth saj, etj. Këto fotografi, ai i stampon me shënimin "Chr. P. Soulides". Të vitit 1908 janë
disa momente nga festimi i shpalljes së Kushtetutës xhonturke. Ndërsa në vitin 1909 dhe në tetor 1910, përkatësisht më
14 prill, Kristo Sulidhi fotografon grupin muzikor, të njohur ndryshe me emrin "Banda e Lirisë", në ambientet e godinës
së Mësonjëtores shqipe të djemve, ku anëtarët e Bandës merrnin mësimet në instrumentet përkatëse. Ky grupim zhvillonte
një aktivitet të gjerë patriotik në favor të luftës për çlirim kombëtar. Drejtuesi i saj ishte Pandeli Cale. Nga radhët e "Bandës së Lirisë" kanë dalë gjashtë dëshmorët e Orman - Çifligut, të cilët u vranë në fushën e Korçës më 16-17 korrik
1911. Këto fotografi janë të vetmet që kemi nga kjo shoqëri patriotike. Para objektivit
të Sulidhit ka pozuar edhe profesori i kësaj Bande, Paskal Anibali, italian me ndjenja të theksuara shqiptarizmi.
Më 1914, më 24 mars, Kristo Sulidhi, Themistokli Gërmenji, Pandeli Cale, Vasil Tromara, etj. morën pjesë në ceremoninë
mortore të dy dëshmorëve të çështjes kombëtare, Papa Llambro Ballamaçit dhe vëllait të tij, Sotirit. Momentin e përcjelljes së tyre për në banesën e fundit, fotografi Sulidhi e ka fiksuar në celuloid për t‘ia lënë testament pasardhësve në emër të vuajtjeve që hiqnin të parët e tyre, vetëm sepse mësonin dhe përhapnin gjuhën shqipe. Veterani i shquar, mbrojtësi i çështjes kombëtare, ai që bashkëpunoi me mjaft atdhetarë brenda e jashtë atdheut, "plaku nacionalist" Kristo Sulidhi vdiq në maj të vitit 1938. Në qytetin e Korçës iu organizua dhe iu zhvillua një ceremoni madhështore varrimi. Në arkivolin e tij, të punuar me shqiponjë, u shpalos flamuri kombëtar, në shenjë respekti ndaj veprës së tij të pavdekshme. U dekorua me rastin e 80-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me urdhrin "Për veprimtari patriotike të klasit III". Por, Kristo Sulidhi la pas vetes djalin e vet, një veprimtar të zellshëm, me forcë e besim në të ardhmen e ndritur të Shqipërisë. Ai la pas Sulidhin e ri, Vangjelin. Ky lindi në Korçë më 13 mars 1895. Duke marrë me vete fjalën e të atit, në vitin 1909, Vangjeli katërmbëdhjetëvjeçar emigron në Amerikë dhe vendoset në qytetin St. Louis. Aty kryen punë të ndryshme dhe gjithmonë duke menduar për ekonominë e familjes së tij. Në këtë kohë, bie në kontakt me miq të të atit, me patriotët Sotir Peci, Josif Pani, Kristo Dako, të cilët e aktivizojnë djaloshin në shoqëritë patriotike të shqiptarëve të atjeshëm. Në
fillim anëtarësohet në shoqërinë "Besa- Besën" e më pas Vangjeli, menjëherë pas themelimit të federatës panshqiptare
"Vatra", bëhet anëtar dhe militon në radhët e para të kësaj federate. Aty lidh miqësi të ngushtë me veprimtarët e
shquar Kol Tromara, Kristo Kirka, Kristo Floqi, si dhe ka shansin të njohë edhe Faik Konicën e Fan Nolin. Në Amerikë, Sulidhi i ri fillon punën e fotografit, zanat që ia kish mësuar i ati. Në ambientin e aktivistëve të federatës "Vatra", Vangjeli fillon të fiksojë portretet e tyre, mbledhjet që ata zhvillonin, si dhe harton polifotot e para të anëtarëve në degë të ndryshme të "Vatrës" nëpër Amerikë. Pas disa vitesh punë në mërgim, Vangjel Sulidhi kthehet në Korçë në vitin 1915. Tashmë ai e ka formuar komplet profilin e tij si një fotograf profesionist. Në Korçë, merr në dorëzim studion fotografike të të atit dhe e modernizon atë. Gjatë kësaj kohe në Korçë, studioja fotografike e Sulidhit bëhet e dashur për gjithë korçarët, të cilët edhe sot ruajnë me fanatizëm ndonjë fotografi të të afërmve të tyre që e ka origjinën nga kjo studio. Sulidhi fikson peizazhe, portrete dhe grupe kolektive. Në fototekën e tij gjendeshin të fiksuara portretet e shumë veprimtarëve të lëvizjes patriotike shqiptare. Vangjel Sulidhi ishte anëtar i shoqërisë patriotike "Vatra e Shqiptarëve" me qendër në Korçë. Gjatë ditëve të Revolucionit të Qershorit më 1924, ai mbështet Fan Nolin dhe vendosjen e rendit demokratik në Shqipëri. Por, pas dështimit të tij, ai si shumë të tjerë, mbeti i zhgënjyer nga kjo sprovë. Vlen të përmendim këtu se fototeka e ij e pasur, me mbi 10000 negativë, pllaka xhami e celuloidi, ka qenë një koleksion i përkryer me subjekt aktivistët dhe veprimtarinë
patriotike të shqiptarëve të Amerikës. Artisti i shquar, fotografi i talentuar, biri i të parit fotograf të Korçës, Vangjel
Sulidhi vdiq në Korçë më 26 qershor 1969. Si para ashtu edhe pas vdekjes së tij, nga pushteti i kohës nuk pati interesim që trashëgimia e dy brezave fotografësh të rezervohet, të arkivohet e të mirëmbahet për t‘i shërbyer historisë. Kjo për shkak se në fototekën "Sulidhi" ndodheshin edhe negativat e fotografive ku ishin fiksuar vizitat e princeshave apo anëtarëve
të tjerë të familjes mbretërore, të Liceut francez të Korçës, të shumë manifestimeve kombëtare apo dhe të grupimeve
antifashiste të nacionalistëve shqiptarë.



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com