Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët

03-15-09

Opsione

Article by:




Flet Niko Balli, presidenti rajonal i Shoqatës së Agroturizmit së Korçës

Korçë- Tashmë Korça mbetet një nga rajonet më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, veçanërisht kur bëhet fjalë për fshatrat turistikë të saj. Gjatë viteve të fundit nuk kanë qenë të paktë mysafirët e ardhur nga vendet fqinje, nga Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë çështje flet presidenti i Shoqatës së Agroturizmit të këtij rajoni, Niko Balli…

Tashmë mjaft fshatra janë kthyer në qendra turistike, ku qëndron sekreti?

Është më e thjeshtë nga sa duket në të vërtetë. Rajoni i Korçës përfshin një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Deri pak vite më parë shumë prej vlerave turistike kishin mbetur të panjohura. Në këtë rajon gjenden burimet termale të Leskovikut, me vlera të mëdha kurative dhe ekonomike, të cilat rrjedhin përfund shkëmbinjve dhe përmes pamjeve të mrekullueshme. Në këtë zonë shtrihet Liqeni akullnajor i malit Gramoz, i cili edhe në stinën e verës është i mbuluar nga akulli. Në Voskopjë rrjedh burimi i Floririt, e quajnë kështu, sepse ka vërtetë vlera të florinjta. Të mahnitshme mbeten burimet e Drilonit dhe burimet e Progërit, liqenet e Lukovës, liqenet e Lenies, liqenet e Bishnicës në Pogradec, apo Uji i Bardhë i Bellovodës. Vërtet këto janë liqene të vogla, por njëkohësisht janë mrekulli natyrore të papërsëritshme. Nuk mund të le pa përmendur këtu, ujëvarën e Homezhit, pamja e së cilës vërtet është çlodhëse dhe mbresëlënëse. Që të gjitha këto i bëjnë fshatrat tona mjaft interesante. Nuk fola për liqenin e Ohrit dhe të Prespës, sepse ato njihen nga të gjithë, ndërsa ishin të paktë ata që dinin mbi liqenet e tjera që gjendeshin në rajonin tonë. Tashmë që të gjitha janë të pasqyruara nëpër guida turistike dhe të njohura nga vizitorët dhe kjo fal përkushtimit të prefektes së Qarkut Korçë, prof. dr Elfrida Zefi, e cila me iniciativën e saj hartoi një nga guidat më të përkryera të këtij rajoni. Veç kësaj, mjaft prej turistëve kanë mbetur të befasuar nga ajo ç’kanë gjetur mbi antikitetin.

Mund të na thoni disa prej vlerave antike?

Sigurisht që po. Rajonit të Korçës nuk i mungojnë as qytetet e nëndheshme ilire, si Pelioni në Selcën e Poshtme, Kodrioni në zonën e Kolonjës, Lyhnidi në Pogradec e gjetkë. Këto qytete përmenden që nga shek VI para erës sonë, si qytetet më të rëndësishme të Dasaretëve, të cilët shtriheshin në pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, në fushën e Korçës, në krahinën e Kolonjës, Gorës, Oparit, Mokrës, Devollit, madje duke përfshirë këtu edhe Beratin. Në Hollmin e Qinamit në Kolonjë është gjetur thesari me prerjen më të hershme të antikitetit. Aty është gjetur kali me flatra, ose siç njihet ndryshe Pegaso. Në Selcën e Poshtme kushdo mund të vizitojë varret monumentale, të gdhendura në shkëmb. Në zonën e Pogradecit ndodhen disa degëzime të rrugës “Egnatia”, e cila në antikitet lidhte Romën me Kostandinopojën. Kudo që të gjendesh do të njihesh me shpellën e Memelishtit, të Rodokalit, të Baribardhës, të Shën Marenës, të Najazmës, të Tushemisht, të Qafë - Thanës, të Trenit etj. Në këtë rajon bën pjesë edhe mozaiku i Linit, apo muzeu i parë arkeologjik natyror, siç është tuma e Kamenicës, i pari në llojin e vet në gjithë Ballkanin dhe më gjerë. Që të gjitha këto janë tepër interesante. Ndërkaq gjen një numër të madh kishash dhe manastire, ku gjen ikonografinë e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri, David Selenica, vëllezërve Zografi etj,

A mundet që fshatrat tanë të përballojnë kërkesat e turistëve?

Kur mendojmë për agroturizmin gjithkujt i shkon mendja vetëm te gatimet tradicionale, të lakrori me dy petë, i pjekur në saç, te qumështori dhe suxhuku, te djathi karakteristik i zonës, salca e kosit, gjalpi dhe mjalti, te mishi i qengjit, i rritur në kullota me bar dhe trëndelinë, te korani i Pogradecit, vera e Leskovikut, Voskopit, Melçanit dhe Vinçanit, te rakia e kumbullës, prodhuar në Dardhë dhe rakia e manit në Boboshticë, pa harruar mollën starkingë të Korçës, etj. etj. Mund të them se specialitet i kemi të panumërta. E veçanta është se ne, në bashkëpunim me prefekten Zefi dhe Drejtorin e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adrian Maho, i kemi koordinuar edhe me vlerat historike dhe kulturore, që siç thashë më lart, gjenden në një numër të madh, veçanërisht në Dardhë, Voskopojë, Liqenas, Lin, Vithkuq, Tushemisht, Kamenicë, Drilon, Boboshticë etj. Gjithçka e bukur që ekziston duhet vënë në dispozicion të turistëve dhe të vizitorëve, por që turisti të ketë mundësinë të vizitojë një monument të antikitetit, një liqen akullnajor, një ujëvarë të veçantë, apo të shijojë një gatim special, ose të dalë për gjah, së pari kërkohet infrastruktura rrugore, energjia elektrike, uji i pijshëm 24 orë, hotele ku të akomodohet, banesa me të gjitha komoditetet, mjedise argëtimi, lokale etj. Falë investimeve të viteve të fundit është bërë e mundur që të gjitha pikat turistike të lidhen me rrugë të asfaltuara, të kenë ujë dhe energji elektrike, të ngrihen hotele të reja dhe në të njëjtën kohë të rritet numri i familjeve që shfrytëzojnë turizmin familjar. Vetëm një vit më parë rajoni i Korçës u vizitua nga një numër i madh turistësh, të ardhur nga vendet fqinje, nga Evropa Perëndimore, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që të gjitha këto kanë qenë të ardhura për banorët e zonave rurale. Veç kësaj përmes projekteve të qeverisë shqiptare fermerët u mbështeten financiarisht në kultivuan mollës, vreshtit, ngritjes së dhomave frigorferike, apo mbarështimit të bagëtive. Synohet që rajoni i Korçës të kthehet në një destinacion turistik kombëtar dhe ndërkombëtar. Kemi gati një projekt që parashikon që të shfrytëzojë të gjitha mundësive që ka rajoni, ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive menaxhuese të grupeve të interesit të turizmit rajonal, me qëllim kryesor, rritjen e prodhimit, punësimit, të të ardhurave dhe reduktim të varfërisë. Projekti në fjalë ka filluar të vihet në zbatim që nga muaji qershor i vitit të kaluar dhe do të përfundojë në fund të vitit 2010.

Bisedoi: Vepror Hasani
 


                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com