03-15-09
|
Sapo kalon qytetin e Çorovodes dhe merr siper rrjedhen e lumit, papritmas te shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit te Osumit. Ky kanion ende i panjohur mire per shkak te mungeses se publicitetit, eshte nje nga perlat e natyres shqiptare dhe nje vend gati teresisht i virgjer per tu eksploruar nga turistet si vendas ashtu dhe te huaj. Kanioni nis ne vendin e quajtur Hambull afro 18 kilometra nga qyteti i Çorovodes, peson nje nderprerje pasi kalon fshatin Lapan, per shkak se shtrati i lumit zgjerohet ne vendin e quajtur "Mulliri i Babait" dhe prej aty deri ne Vaun e Grepckes, gati dy kilometra larg qytetit te Çorovodes kanioni shfaqet madheshtor dhe te ofron pamje me te vertete te mrekullueshme e te paperseritshme. Por pjesa me e bukur e tij shtrihet nga fshati Blezencke deri ne fundin e fshatit Çerenisht. Kanioni Lumi Osum formohet nga perrenjte e shumte qe rrjedhin nga shpatet e Vithkuqit ne malesine e Korçes dhe dhe shpatet perendimore te Gramozit ne rrethin e Kolonjes. Gjate rrjedhes se tij neper Skrapar, Osumi bashkohet me disa dege te tjere te tij dhe formen e vertete e merr ne hyrje te qytetit te Beratit. Osumi pasi bashkohet me Devollin ne afersi te Ures se Kuçit formojne Semanin. Gjatesia e Osumit eshte 161 kilometra, por pjesa me e bukur e tij eshte padyshim kanioni qe ndodhet ne rrethin e Skraparit. Kanioni i Osumit eshte me i gjati dhe ka lartesine mesatare me te madhe ne vend. Ne fundin e tij, ne Vaun e Grepckes, Osumi krijon nje delte te bukur qe shfrytezohet nga banoret e Çorovodes dhe fshatrave perreth per te pushuar dhe bere plazh gjate stines se veres. Ne thellesi te tij, kanioni krijon gjashte ngushtica, ne te cilat lumi mund te kalohet vetem me not pasi kanioni eshte shume i ngushte. Shpatet e kanionit bien thike me shtratin e lumit nga nje lartesi prej 80 deri 100 metra dhe krijojne nje pamje fantastike. Kanioni ka nje gjatesi prej 11 kilometrash ne pjesen e tij te panderprere, nga Vau i Grepckes deri ne dalje te fshatit Blezencke. Kjo pjese e kanionit shfrytezohet nga banoret e zones per te peshkuar disa lloje peshqish qe rriten ne lum si dhe per te gjuajtur guake (pellumba te eger). Por ne kete pjese te kanionit mund te ndeshesh edhe shpend grabitqare si nje lloj shqiponje qe rritet ne kete zone apo skiftere. Ne te dyja anet e lugines ku ndodhet kanioni shtrihen disa fshatra, te shquar sidomos per prodhimin e rakise me nam te Skraparit. Bimesia perbehet nga shkurre mesdhetare dhe menjehere pas tyre nisin pyjet me dushk.
Turizmi Kanioni i Osumit ka qene thuajse i pashfrytezuar per qellime turistike deri ne fillimin e viteve '90. Por qysh nga ajo kohe kanionin kane nisur ta vizitojne turiste te huaj kryesisht italiane dhe franceze, te cilit e kane kthyer ne nje rit te pervitshem. Ata jane kryesisht te dhene pas vozitjes me kanoe e kajak. Ne kater-pese vitet e fundit numri i vizitoreve qe shijojne pamjet e mrekullueshme te kanionit eshte rritur ndjeshem si te atyre vendas ashtu dhe turisteve te huaj. Kanioni mund te vizitohet ne dy menyra, nepermjet shtratit te lumit me kanoe, kajak apo varka gome, ose ne rruge tokesore me automjet apo ne kembe. Vozitja mund te behet ne çdo stine te vitit pasi lumi nuk eshte shume i rrembyeshem, por zakonisht amatoret e ketij sporti preferojne periudhen nga pranvera deri ne fundin e vjeshtes. Vozitja me kajak e kanoe mund te behet duke i pasur vete keto mjete, ne te kundert nje sherbim i tille te ofrohet nga nje agjensi turistike ne qytetin e Beratit, e cila te ofron veç te tjerash dhe hotel, guzhine tradicionale te zones si dhe nje guide vozitjeje neper kanion. Udhetimi nga Berati deri ne pjesen e siperme te kanionit dhe lundrimi neper lum deri ne Berat, te ofrohet per 6 mije leke te reja. Ndersa nga toka kanioni mund te vizitohet ne çdo kohe dhe me shume pak shpenzime.
Guida Rruga automobilistike qe lidh qytetin e Çorovodes me skajin e siperm te kanionit te quajtur Hambull kalon thuajse ngjitur me bregun e kanionit. Ky aks rrugor nuk eshte i asfaltuar por mund te pershkohet me fuoristrade apo autoveture. Nga Çorovoda deri ne Hambull mund te shkosh dhe me linje autobuzi qe e pershkon kete distance dy here ne dite, ne mengjes dhe pasdite. Gjate vizites neper kanionin e Osumit mund te shijosh edhe pamjen perrallore te disa ujevarave, te cilat bien ne lume nga nje lartesi e madhe, si ne Çerenisht, Zogas, Kalanjas, Dhores, Pigas e Blezencke. Gjate kanionit mund te ndeshesh dhe disa shpella interesante. Nje pamje te rralle te kanionit mund ta shijosh dhe nga e vetmja ure qe ndodhet ne te, ne afersi te fshatit Blezencke. Pikerisht aty eshte vendi me i ngushte i kanionit dhe arrihet lartesia me e madhe nga shtrati i lumit. Ne afersi te fshatit Dhores mund te vizitosh dhe vendin e shenjte per besimtaret bektashian te zones, pasi sipas legjendes aty gjendet "Gjurma e Imam Aliut". Ky vend i shenjte ndodhet ne pjesen e siperme te kanionit, ku ne masivin shkembor, ne te dyja anet e lumit, dallohen qarte gjurma e nje njeriu, e nje kali dhe gjurma e nje bastuni. Sipas legjendes Imam Aliu e ka kaluar kanionin me nje kercim te kalit te tij. Si gjate vozitjes neper lum ashtu dhe nese ecen me kembe ndesh burime me uje te ftohte, por nuk ka lokale, keshtu qe duhet te marresh me vete edhe pak ushqim apo pije te ndryshme. Hotelet me te aferta me kanionin ndodhen ne qytetin e Çorovodes. Çmimet ne to jane shume te arsyeshme. Ne restorantet e qytetit te ofrohet gatimi tradicional i zones, mishi ne hell i shoqeruar me disa produkte bulmeti si dhe me rakine me nam te Skraparit. Kanioni mund te pershkohet per afro treçerek ore me makine, tre ore ne kembe dhe pak me shume se dy ore me kanoe apo kajak. |