Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Nën hijen e Tomorit

04-12-09

Opsione

Article by:




 

Fitim Mimani tund kokën kur sheh makinën tonë. "Babuç, me këtë makinën tuaj nuk vemi dot lart. Rrugët janë ca të këqija". Fitimi, mik i vjetër i gazetarëve, është nga Roshniku. Ai dhe historia e tij e Qyprilinjve e kaluan famën e krahinës së tij nga fiqtë e thatë te vezirët e mëdhenj të Perandorisë Osmane. Qyprilinjtë e famshëm e kanë origjinën pikërisht nga Roshniku, fshati që ndodhet mes Tomorit dhe Beratit. Tani Roshniku është qendër e një komune që përfshin një sipërfaqe të gjerë, e cila shkon deri në kufijtë e Gramshit. Ne presim me durim telefonatat e Fitimit. E dimë se do ta rregullojë atë punën e transportit. Nuk kalon shumë dhe në hollin e hotelit në qendër të Beratit takojmë vetë kryetarin e Komunës Roshnik, Adriatikun. Ky na kërkon ndjesë: "Nuk mund të ngjitem sot lart me juve. Na kanë kërkuar në prefekturë për atë punën e kartave të identitetit, por do të shkoni me makinën time". Kështu njihemi me Fredin, djaloshin që do të na dërgojë deri në këmbë të Tomorit. Pak më vonë do t‘ia njohim vlerën e vërtetë Fredit dhe makinës së tij 4X4.


Një Korçë në Berat?!

Në të dalë të Beratit, në Uznovë, marrim rrugën majtas. Shumë shpejt asfalti harrohet dhe ia lë vendin një xhadeje që ka nisur të jepet ca si frikshëm. Kalojmë Duhanasin, një fshat i madh dhe në gjendje të mirë. Na bëjnë përshtypje tokat e sistemuara dhe numri i shumtë i njerëzve në ara. "Ah - thotë Fredi - tani është kulmi i punës këtu në fshat. Po s‘punove tani mbetesh me gisht në gojë për tërë vitin". Krahina që po përshkojmë nga vetë banorët quhet "Nahija e Tomorit". Shpjegimet janë të ndryshme. Njëri prej tyre, me sa duket më i arsyeshmi, e shpjegon origjinën e këtij emërtimi nga osmanishtja: nahije - krahinë. Një pjesë tjetër, më romantike se të parët, fjalën "nahije" e përkthejnë "në hije" duke pasur parasysh madhështinë e malit që lartësohet mbi shtëpitë e fshatarëve, Tomorit të famshëm. Ky duket se është zotëruesi i vërtetë i këtyre anëve, me kreshtën e lartë ende të mbuluar nga dëbora dhe i rrethuar nga hapësira të gjera, njësoj sikur të dojë të ekzistojë veçmas shokëve të tij të shumtë, maleve rreth e qark.

Në qendër të Roshnikut, krejt aty ku janë gërmadhat e xhamisë së ndërtuar nga Qyprilinjtë, njihemi me Fadilin, sekretarin e komunës. Në fakt, Fadili është mësues - gjatë udhëtimit tonë do të na e thotë sa e sa herë se sa e ka marrë malli për të dhënë mësim - dhe për fatin tonë të mirë mësues historie dhe gjeografie. Kështu që tashmë kemi tre miq vendas Fredin, Fitimin dhe Fadilin. Grupi është bërë gati dhe mund të vazhdojmë rrugën. Fadili na çudit ca në fillim kur thotë se "jam nga Korça, këtu afër Roshnikut". Të habitur mendojmë se mbase ka ndonjë rrugë që nuk e dimë që të nxjerr për kollaj në Korçë, por më pas na shpjegon gjithçka vetë Fadili. "Korçë i themi një lagjeje që është në periferi të Roshnikut". Kjo Korça e Beratit duhet të ketë ndonjë histori më vete. Sikurse ndodh rëndom me historitë e vjetra miqtë tanë na thonë dy variante. Njëri prej tyre e lidh emrin me historinë e një qymyrxhiu që ishte ngulitur në këto anë shumë kohë më parë. Ky ishte nga Korça, kështu që njerëzve iu bë si zakon që të thoshin "po dalim një herë andej nga Korça". Një version tjetër thotë se barinjtë e zonës së Korçës dimëronin bashkë me bagëtitë e tyre në këto vende me klimë të butë dhe me plot kullota. Korçarët e vjetër pak nga pak nisën të nguliten në rrethinat e Roshnikut. Sido që të jetë puna tani e dimë edhe një tjetër gjë: paska edhe një Korçë të Beratit.


Sikur të mos ishte Fredi…

Që t‘i afrohemi Tomorit na duhet më parë që të shkojmë në Bogdan të Poshtëm. Ky është një fshat jo edhe aq i madh që ndodhet matanë një përroi që shkon poshtë drejt Osumit. Fredi se me kë flet në telefon dhe thotë thjesht: Kalohet. Sapo ka kaluar një shoku im. Por para se të nisemi duhet të bëjmë edhe "adetin" e vendit. Xha Beqiri, shok fëmijërie i Fitimit tonë, nuk na le të "bëjmë tutje". "Qysh qënka kjo punë?! Të vini deri te pragu i shtëpisë time e të mos futeni brenda. Jam shumë plak për t‘u bërë me turp në këtë moshë!". Kështu që rrimë një copë herë në hijeshinë e shtëpisë-punishte të xha Beqirit. Në këto anë mikpritësi ynë është shumë i njohur për kultivimin e vreshtarisë dhe për verën fort të mirë. Fitimi dhe Beqiri ngacmojnë njëri-tjetrin me ca histori të vjetra të kohës së luftës. Marrim vesh se në shtëpinë e Fitimit është strehuar një mision anglez që drejtohej nga një major. "Kanë qëndruar gjatë në shtëpinë tonë, afër 6 muaj, sepse këtu në Roshnik ka qenë për disa kohë edhe komanda e Luftës për Qarkun e Beratit - na thotë Fitimi - pikërisht për shkak të tij fshati u bombardua rëndë nga aviacioni gjerman dhe shumë shtëpi u dëmtuan. Vetë fshatarët u strehuan në rrëzë të malit për disa kohë. Pas kësaj misioni anglez u largua për nuk e di se ku. Nuk kemi shumë dijeni për këtë misionin e drejtuar nga majori. Për fat të keq të gjitha letrat dhe shënimet e tjera që mbante babai u dogjën në 1947, vit në të cilin e arrestuan tim atë".

Ndahemi me xha Beqirin dhe marrim udhën mbi makinën e Fredit. Fredi flet pak me sytë e ngulura mbi xhadenë që ka nisur të vështirësohet që në të dalë të fshatit. Një këngë, që vjen nga kasetofoni i makinës, "ah, moj Shqipëri e shkretë, një shtëpi vetëm dy pleq…, sikur u shkon për shtat lëkundjeve të makinës. Fadili dhe Fitimi vazhdojnë të na rrëfejnë vendin. Për pak minuta ndalojmë në anë të një lumi. Na thonë se bash këtu kanë qenë një herë e një kohë zyrat e kooperativës dhe një mulli i vjetër. Bëjmë mund që ta përfytyrojmë këtë vend, ku qetësia prishet vetëm nga kënga e bilbilit, si një qendër të zhurmshme të mbuluar nga njerëzia. Një përrua rrjedh në krahun tonë. Edhe ky është një lumë i veçantë. Për ne është thjesht një përrua i urtë, për vendasit është thjesht "lumi". Por ka raste që ai ndërron emrin sa herë që i afrohet ndonjë fshati. Kështu këtu ku jemi është "Lumi i Roshnikut, pastaj bëhet "Lumi i Vodicës", fare pranë vendit ku derdhet në Osum.

Tani më i rëndësishmi nga të gjithë bëhet Fredi. Makina ndalon një copë herë në anë të përroit dhe hyn pak nga pak në përrua. Rruga jonë, disi e vështirë vërtet, por të paktën mund ta mbante ende këtë emër, ka marrë fund. Tani për disa kohë, shtrati i përroit do të jetë rruga jonë. Fredi vë buzën në gaz, ndërsa jemi mu në mes të shtratit të përroit, të rrethuar gjithkah nga uji. "Mos kini merak - na qetëson - e kam bërë me qindra herë këtë rrugë". Ende pa kulluar mirë uji i përroit nga makina nisim të përshkojmë një shteg - me sa duket të hapur nga kopetë e bagëtive - që gjarpëron përmes gëmushave të dendura në breg të lumit. Pastaj shohim sërish një xhade. "Këtu mund ta kemi pisk", tund kokën Fredi. Në fakt xhadeja, ku është mbërthyer me mund makina e Fredit, është një shteg i përbaltur i hapur kohët e fundit me eskavator. Gjithsesi, bëjmë si bëjmë dhe më në fund shohim shtëpitë e para të Bogdanit të Poshtëm. Nuk është se kemi udhëtuar shumë, por kolovitjet në shtratin e përroit dhe në xhadenë e përbaltur ndokujt iu dukën orë të tëra. Në kasetofonin e makinës i ka ardhur sërish radha këngës së parë. "Ah moj Shqipëri e shkretë…", vazhdon të jehojë në qetësinë e rrugëve të fshatit.

Në Bogdanin e Poshtëm ndalojmë një copë herë në anë të shkollës. Miqtë na prezantojnë me drejtorin dhe me një mësues të ri. Të dy janë shumë krenarë për shkollën e tyre, të vogël vërtet, por shumë të rregullt. Ngjitur me të ndodhet mbase klasa më e çuditshme në krejt vendin. Një lokal i adaptuar për të dhënë mësim i është shtuar klasave të shkollës që tashmë nuk i nxënë dot më nxënësit. Paradite lokali është klasë, pasdite shërben si lokal dhe si dyqan për të shitur gjërat më të domosdoshme. Në dërrasën e zezë, përballë me banakun e Rikut - kështu quhet i zoti i lokalit - lexojmë shënimin e fundit me shkumës që ka lënë me dorë të dridhur ndonjë nga nxënësit: Data 9.04.2009. Shkruaj veçoritë e grabitqarëve në ajër dhe në tokë. Shkruaj ndryshimin.


Në këmbë të malit

Lemë pas Bogdanin e Poshtëm dhe vazhdojmë udhën drejt Lindjes. Tomori dhe dëbora mbi shpatet e tij bëhen gjithnjë e më të afërt. Për disa kohë udhëtojmë mirë. Miqtë tanë na thonë se është duke u punuar për një rrugë të re që do të lidhë rrugën nacionale në anë të Osumit me fshatrat e thellë në këmbë të Tomorit. Nuk kalon shumë dhe hasim kamionët e ngarkuar më gurë dhe punëtorët që vazhdojnë të punojnë pa pushim. "Po desh perëndia të mos bjerë shiu, e kemi mbaruar për dy-tri ditë", thotë njëri nga përgjegjësit. Dushqet pak nga pak u lënë vendin pishave. Tani edhe ajri është ndryshe, jo vetëm më i freskët, por edhe më i kthjellët. Poshtë, disi më larg nga xhadeja, kemi kaluar dy fshatra të tjerë Bogdanin e Sipërm dhe Perisnakën. Shtëpitë e tyre, që qëndrojnë në fund të disa hinkave të ngushta, për një çast na duken si njerëz që janë shtrirë për të pushuar pas një pune të lodhshme. Asgjë nuk pipëtin. Vetëm herë pas here përshëndetemi me shoferët e makinave të rënda që nxitojnë të mbushin gropat e shumta të xhadesë që na ka sjellë deri këtu.

Në një si pllajë të vogël makina ndalon. "Ky vend këtu quhet Qivuri i Perisnakës", bën me dorë Fitimi. Në anë të rrugës ndodhet vërtet një varr i madh, i veshur me gurë të gdhendur. Rreth e rrotull duket se ka varre të tjera. Ky, që kemi përballë, është gërmuar nga të panjohur me shpresën se mos do të gjenin ndonjë thesar të parë në ëndërr. Nuk dihet mirë historia e këtyre varreve. Miqtë tanë na thonë se pleqtë e tyre u kanë rrëfyer se në këtë vend ka ndaluar dikur një karvan refugjatësh, nuk dihet se nga cila luftë. Shumë prej tyre kanë dhënë shpirt pikërisht në majë të kësaj kodre afër Tomorit dhe pastaj fshatarët rreth e rrotull i kanë varrosur këtu.


Vetëm pak metra më tej ndalojmë në një kthesë tjetër. "Këtu ka qenë hani i Perisnakës", thonë thuajse në një zë Fadili dhe Fitimi. Nga hani, dikur i famshëm në këto anë, tashmë ka mbetur pako gjë. Vetëm ndonjë gur themeli dhe burimi që gurgullon poshtë tij na lënë të kuptojmë se dikur në këtë vend ngrihej një godinë fort e frekuentuar. Në fakt, xhadeja mbi të cilën po udhëtojmë, qëmoti ka qenë rrugë karvanësh shumë e rrahur. Karvanët që lidhnin Korçën me Beratin kalonin pikërisht mbi këtë xhade.

Përballë nesh shtrihet një kodër e lartë shkëmbore. Ngjan sikur të jetë "vëllai i vogël" i Tomorit. Mbi kreshtën e saj krejt të sheshtë ngrihet Kalaja e Tomorit, një vendbanim antik, asnjëherë i studiuar. Më shumë se kala e ndërtuar nga njerëzit duket se kodra është zgjedhur nga vetë natyra për të qenë strehë në kohë të turbullta. Fadili e ka shkelur vetë atë vend. "Ka mure antike - na thotë - me gurë të mëdhenj, ka rrënoja banesash dhe qeramikë, por ka edhe stera për të mbledhur ujë. Duhet të ketë një sipërfaqe aty te 5 hektarët".

Retë kanë nisur të zbresin rrezikshëm që nga kreshta e Tomorit. Pikat e para të shiut të ftohtë na kujtojnë se ai shtegu i vështirë, që kaluam ca më parë, mund të bëhet komplet i pakalueshëm nëse vazhdon kështu. Vendosim të marrim udhën e kthimit. Miqve tanë u ka mbetur merak: Si nuk arritëm të shkojmë te Çezma e Tarikos? Tarikoja nga Dardha paska qenë nëna e një djali të vetëm, Demirit, i cili është vrarë në një grindje banale, madje thuhet edhe krejt gabimisht. Në 1925, në vitet e fundit të jetës, Tarikoja ndërtoi një çezmë në të hyrë të fshatit dhe në anë të rrugës së karvanëve. "Ju udhëtarë që kaloni, pini ujë e uroni, Tariko garipe në dorë të qafirit". Miqtë tanë e mbajnë mend përmendësh përmbajtjen e pllakës në anë të çezmës.

Kthimin e bëjmë nga një rrugë tjetër. Fredi nuk e ka më atë sikletin e parë. Rruga vazhdon përgjatë "lumit". Për ndonjë orë arrijmë në Vodicë dhe dalim në rrugën që lidh Beratin me Skraparin. Sërish i ka ardhur radha asaj këngës së fillimit "ah, moj Shqipëri e shkretë…".



Pasaporta e një komune


Komuna e Roshnikut është krijuar me ligj të veçantë në gusht të 1992. Ajo u krijua nga bashkimi i fshatrave Roshnik, Roshnik i Vogël, Memias, Vojnik, Kostren i Vogël, Kostren i Madh, Dardhë, Qafë-Dardhë, që dikur bënin pjesë në kooperativën Roshnik dhe Rabijak, Karkanjoz, Bogdan i Sipërm, Bogdan i Poshtëm dhe Perisnakë, të cilët deri në 1990 bënin pjesë në kooperativën e Karkanjozit. Komuna shtrihet në lindje të Beratit dhe në perëndim të malit të Tomorit. Kufizohet nga veriu me Gramshin, në Lindje me Komunën e Gjerbësit (mali i Tomorit) në jug me Vërtopin dhe në perëndim me Velabishtin e Otllakun. Zyrtarisht ka 4145 banorë që formojnë 886 familje. Ka 33 femra më shumë se meshkuj. Gjysma e popullsisë është nën moshën 30 vjeç.



Histori me komitë

Në afërsi të fshatit Dardhë, krejt pranë shpatit verior të Tomorit ndodhet një rrënojë që fshatarët e quajnë "kulla". Në tetorin e 1906, Eqrem bej Vlora, udhëtar i palodhur, e vizitoi këtë vend gjatë rrugës së tij drejt majës së Tomorit. Eqrem beu kullën e quan "taborri". Në kohën e tij ajo ende shërbente si një vendroje për karvanët që lidhnin pa pushim Korçën me Beratin.

"…Eshtë një taborr, një postroje - shkruan Eqrem beu - e cila kishte detyrë të siguronte këtë pjesë të rrugës Berat-Korçë. Nga e djathta e taborrit dukeshin një mori grumbuj gurësh në formë piramide, përballë tyre dy pisha të stërlashta, të vetmuara. Duke e ditur se në Shqipëri shenja të tilla kanë një kuptim tragjik, i kërkova shpjegime çaushit Hysni. Ai po kalëronte kokulur dhe i kredhur në mendime, sepse ai trishtohej dhe futej në të thella po qe se nuk i jepej mundësia të fliste, të këndonte, apo të na ngopte me gënjeshtra me ato historitë e tij plot vrasje. E tani shkëlqente nga lumturia që iu dha rasti t‘ia lëshonte frerin gjuhës në temën e tij të dashur. Po unë ia bëra sakaq të qartë se sot nuk isha në qejf për të dëgjuar përrallat e tij, të cilat ai zakonisht i mbyllte me fjalët: ‘na ishte dhe nuk na ishte‘. Por ai ma ktheu me seriozitet: ‘Mos vafsha gjallë në shtëpi, zotëri, në pastë edhe një fjalë të pavërtetë në historinë që do të tregoj‘, dhe vazhdoi: ‘Shasho Gjergjova, për të cilin folëm sot, ka qenë një kapedan komitësh i famshëm dhe i drejtë, dhe unë bëj pjesë në familjen e tij (ne po e japim këtu këtë arsyetim gjenealogjik gjithmonë në versionin e Hysniut). Ndër shokët e tij Shasho kishte edhe një djalë vllah, shumë trim, me emrin Sterjo, e ky Sterjo po vuante shumë nga dashuria, sepse prindërit e vajzës, vllehë të pasur nga Voskopoja, nuk donin t‘ia jepnin çupën një cubi. Shasho vendosi ta ndihmojë shokun. Ai u fut natën në shtëpinë e zemërkatilit, e rrëmbeu vajzën dhe ia solli shokut në kasolle. Por me të ikur Shasho, ky i fundit, duke mos dashur të shkonte kundër vullnetit të prindërve të vajzës, u dorëzohet autoriteteve në Korçë dhe pastaj vajza u kthye përsëri në shtëpinë e vet. Atëherë Shasho vendosi ta rregullojë një herë e mirë këtë punë. Ai çoi fjalë në Voskopojë që të lirohet djali nga burgu, t‘i kthehet atij e shoqja dhe për të gjitha telashet që u janë shkaktuar t‘u jepet edhe një shumë e madhe parash si shpërblim, ndryshe çifti i pleqve do të kishte të bënte me të. Urdhri i tij jo vetëm që nuk u vu në vend, por përkundër, u lajmëruan edhe autoritetet dhe vllahu, pa pyetur për kërcënimet e Shashos, vazhdoi të çonte karvanë mallrash në Berat, por tanimë nën mbrojtjen e suvarive. Shasho priti deri sa vjehrri i shokut të tij erdhi me një karvan veçanërisht të pasur. Këtu, në këtë vend, zotëri, në të djathtë të grumbujve të gurëve, ai e sulmoi karvanin vetëm me dhjetë shokë, vrau 17 suvarinj dhe qiraxhinj, 8 mushka dhe mori me vete në mal plakun. Pastaj nxori fjalë se për ta liruar atë kërkonte shokun e vet Sterjon, ende në burg, të fejuarën e tij, si dhe 1000 florinj. Kushtet u pranuan. Atje ku sot janë ata dy bredhat e lartë u bë dasmë e madhe për çiftin e ri, ku morën pjesë të gjithë miqtë, madje edhe ushtarët e taborrit. Për kujtim të kësaj dite Shasho urdhëroi të priteshin të gjitha pemët, me përjashtim të këtyre dy bredhave. Kjo punë i dha Shashos nam të madh dhe miq të shumtë. Sterjo me gjithë të shoqen, shumë mirënjohës, zbriti në fshatin e vet dhe jetoi atje i lumtur e me gjithë të mirat, e bëri edhe një tufë fëmijë. Çifti jeton ende, në mos pastë vdekur‘. Me këtë formulë të zakonshme e përfundoi Hysniu historinë e tij. Dhe kur unë e falënderova për tregimin e bukur, ai shtoi plot gaz: E shikon zotëri, nuk ka sherr pa gruan, siç e thotë edhe fjala e urtë e popullit"



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com