04-12-09
Ne kuader te projektit "Ndotja mjedisore e liqenit te Ohrit". Sipas Berishes, ky inaugurim, perben nje tjeter projekt madhor te qeverise shqiptare per kthimin e liqenit te Ohrit ne pastertine e tij te meparshme. Po keshtu, kryeministri permendi se ne ndihme te ketij qellimi, nga qeveria eshte bere sistemi i kanalizimeve te qytetit te Pogradecit. Por sipas Berishes, qeveria si hap te dyte per kthimin ne nje zone turistike te liqenit te Ohrit do bej edhe rindertimin ose ndertimin e cdo rrugice te fshatit Tushemisht. "Hapi i dyte, do te jete rindertimi i cdo rruge dhe rrugice te ketij fshati. Kur te vijme me pushime, krahas burimeve te liqenit dhe pastertise se tij, krahas pritjes tuaj shembullore, te shohim edhe nje fshat me rruge dhe rrugica te standardeve me te mira", deklaroi kryeministri Berisha gjate takimit me banoret e Tushemishtit. Sipas Berishes, qeveria do te bej te gjitha perpjekjet, qe ti kthej liqenit ate pasterti dhe ate kthjelltesi te kristalte qe i ka dhuruar zoti dhe vete natyra. Projekti per ndertimin e rrjetit te brendshem te kanalizimeve te ujerave te perdorura te fshatit Tushemisht, eshte investim qe kapi vleren 60 milion leke dhe eshte financim i buxhetit te shtetit.
Premtimi
Kreu i qeverise Berisha, i premtoi kryetarit te komunes se Tushemisht, se qeveria qe ai drejton, do ti miratonte te gjitha projektet qe ai do te paraqiste ne lidhje me rindertimin ose ndertimin e rrugeve te reja ne kete zone turistike te vendit.
|